GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rritje “stratosferike” e çmimeve, në Spanjë shpërthejnë protestat kundër turizmit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje “stratosferike” e çmimeve, në Spanjë shpërthejnë protestat kundër turizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spanjollëve u ka mbaruar durimi, pakënaqësia ndaj turizmit në vend ka mbërritur kulmin.

Vendasit e konsiderojnë turizmin masiv si shkaktar për rritjen stratosferike të çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës, dhe kanë shpërthyer në protesta kundër vizitorëve të huaj. Pas protestave në ishujt Kanarie, në ishujt Baleare, apo Barcelonë edhe në Málaga u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha që mbahen mend në metropolin bregdetar andaluzian.

Protesuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Málaga nuk është në shitje”, “Ky nuk është turizëm, por pushtim”, apo “Kufizim tani”.

“Qyteti ynë është kthyer në një park të pajetueshëm argëtimi. Cmimet e qirave janë çmendur, banesat për turistët kanë zëvendësuar në mënyrë të parregullt shtëpitë normale”, tha një banor.

“Turizmi në nivele të pakontrolluara, ka çuar në një rritje therëse të çmimeve të shtëpive dhe shumë gjërave të tjera. Ne nuk jemi ‘turisto-fobikë’ ndaj njerëzve që vijnë për të vizituar kulturën tonë, por jemi kundër çmendurisë që po ndodh. E këtu është edhe faj i keqmenaxhimit”, tha një punonjës marketingu.

“Jam pensioniste por nuk kam fond pensioni dhe s’mund ta përballoj qiranë. Banoj në një strehë sociale sepse s’mund të marr me qira asnjë banesë”, u shpreh një pensioniste.

“Edhe me një rrogë të mirë, njerëzit këtu s’e përballojnë dot muajin. Kjo është tepër mizore dhe e padrejtë. Vetëm për shkak të pushimeve ose ëndrrave të ca njerëzve të tjerë” – thotë po ashtu Alba Novoa, pjesëmarrëse në protestë.

Këtë vit pritet që turistët në Spanjë ta kalojnë shifrën e 100 milionëve, shifër kjo që është dyfishi i popullsisë vendase.

 

Etiketa: protestespanjëturizmi

Lajme të lidhura

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Para
Greqia e rrezikuar nga zjarret, kryeministri Mitsotakis paralajmëron rreziqet

Greqia e rrezikuar nga zjarret, kryeministri Mitsotakis paralajmëron rreziqet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë e re për zyrtarët e lartë?
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë e re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26

Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com