GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balla thirrje opozitës: Të bashkohemi në shtator për të vijuar Reformën Zgjedhore

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla thirrje opozitës: Të bashkohemi në shtator për të vijuar Reformën Zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për digjitalizimin e shërbimeve publike, duke thënë se në mandatin e tretë synohet një digjitalizim më i plotë.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Balla deklaroi se PS ka për qëllim të godasë të gjithë ata zyrtarucë të papërgjegjshëm që iu marrin ryshfet qytetarëve për t’iu ofruar një shërbim publik.

Mes të tjerash, Balla i bëri sërish thirrje opozitës, që në shtator të bashkohet në Parlament për të vijuar reformat e nisura dhe sidomos Reformën Zgjedhore, duke propozuar dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për vijimin e kësaj re forme.

“Meqë këtu u prek nga disa deputetët çështja e zgjedhjeve, më lejoni t’iu them se procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po kryejnë, po marrin kohën e tyre. Koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit çdo parti politike nuk do të ketë më gojë në fund të këtij procesi për të mos pranuar verdiktin e qytetarëve shqiptarë. JO vetëm që verdikti ka dalë, jo vetëm që për të gjitha ankimimet kutitë janë hapur e rinumëruar, dhe është dëshmuar shumë qartë se nuk ka qoftë dhe një ndryshim të vogël, që mund të çojë në ndryshim rezultati. Falë marrëveshjes së 5 qershorit, besoj të gjitha partitë politike e kuptojnë që ky është një proces demokratik. Është në dinjitetin politik të secilëve garues që jo vetëm të njohin rezultatin, por në shtator të punojmë së bashku për vijimin e Reformës Zgjedhore të lënë në mes. Koha kur në Shqipëri votat e shqiptarëve numëroheshin nga numërues politikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Është një hap që duhet ta hedhim. Besoj se edhe PD e LSI, ku unë besoj se do të ketë vetëm një grup parlamentar të opozitës në shtator, të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sa i përket votës së emigrantëve, ne e kemi votuar, i kemi hapur çelësat, KQZ filloi punën përgatitore, PD kërkoi kohë disa herë për të kthyer përgjigje dhe në fund nuk ktheu kurrë asnjë përgjigje. Kush ka dyshime se PS ka pasur interesa për të penguar votën e emigrantëve, le të shkojë në arkivat e KQZ dhe të shohë se kjo që thashë unë është e vërtetë.

Tashmë kemi shumë kohë përpara për të garantuar që në zgjedhjet e 2025 çdo qytetar që jeton jashtë Shqipërisë të ketë të drejtë të votojë. Një gjë tjetër që kemi lënë për ta filluar në shtator është financimi i partive dhe i fushatave. Ne duhet t’i japim KQZ dhe institucioneve të tjera të gjitha instrumentet për të monitoruar dhe vendosur pragje për shpenzime për çdo kandidat. Ky është një proces që duhet të vazhdojë. Detyra jonë është të garantojë që ajo që nuk u realizua dot tani, vota e emigrantëve, këto të jenë të zgjedhjet e fundit ku ata nuk votuan”, deklaroi Taulant Balla.

Etiketa: Reforma ZgjedhoreTaulant Balla

Lajme të lidhura

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
Breaking Views

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën
Breaking Views

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26
Para
Merr fund beteja ligjore, Brad Pitt arrin të marrë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve

Merr fund beteja ligjore, Brad Pitt arrin të marrë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com