GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BIRN: Pabarazia, numri i familjeve pa shtëpi është rritur me 87% në Shqipëri

18:05 - 03/07/24
në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 4 min
A A
BIRN: Pabarazia, numri i familjeve pa shtëpi është rritur me 87% në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë dramatike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, tregues ky i politikave abuzive në sektorin e ndërtimit dhe i përmasave dramatike të pabarazisë.

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në çdo gjashtë familje jeton me qira ose jeton në banesë me pronësi të tjetërkujt me marrëveshje me pronarin.

Të dhënat e Censusit 2011 tregonin se familjet e kësaj kategorie ishin gjithsej 71 mijë. Përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, numri i familjeve pa pronë është rritur me 87%.

INSTAT ka publikuar deri më sot vetëm të dhëna të përgjithshme të Censit, ku përfshihen të dhënat e popullsisë në nivel bashkie si dhe të dhënat e banesave në nivel kombëtar. Të dhënat mbi banesat në nivel qarku apo bashkie nuk  janë ende të disponueshme, kështu që nuk është e mundur të dihet me siguri se në cilat zona janë banesat bosh dhe në ciliat gjenden familjet që nuk kanë banesë nën pronësi.

Nëse krahasojmë numrin e banesave bosh me numrin e familjeve pa pronësi banese, atëhere mund të themi se ka 2.5 banesa bosh për çdo familje pa banesë.

 

 

 

INSTAT ka numëruar gjithsej afro 1.08 milionë banesa dhe 756 mijë familje. Aritmetika e thjeshtë tregon se 327 mijë banesa ose 33% e totalit janë të pabanuara. Por llogaritë në rang kombëtar nuk janë shumë shprehëse në këtë drejtim për shkak se popullsia e Shqipërisë është zhvendosur në mënyrë masive nga fshati në qytet dhe, ndonëse në rang kombëtar ka banesa boshe me bollëk, nuk është e mundur të dihet aktualisht se sa prej këtyre janë banesa të popullsisë së zhvendosur nga fshati në qytet dhe sa janë banesa bosh në zonat urbane.

Gjithsesi, nëse shihet se të gjitha bashkitë,  përfshirë Bashkinë Tiranë, kanë një shkallë emigrimi që varion nga 30% në 70%, atëherë mund të supozohet se banesa të pabanuara gjenden gjithkund në territorin e vendit, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vetë Bashkia Tiranë, e cila ka njohur rritje të popullsisë, sërish ka një diferencë në masën 33% mes popullsisë së regjistruar në Regjistrin Civil dhe popullsisë së numëruar nga Censi.

Numri i banesave bosh ka gjasa që do të rritet në mënyrë domethënëse gjatë viteve në vijim në rast se moria e pallateve në proces aktual ndërtimi do të përfundojnë. Gjatë pesë viteve të fundit, janë dhënë leje ndërtimi për sipërfaqe të përgjithshme banimi prej 8.7 milionë metrash katrore. Bumi i ndërtimit në fakt është i përqendruar vetëm në Tiranë, ku janë dhënë pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit.

INSTAT pyeti të intervistuarit e Censit nëse e kishin banesën nën pronësi apo jo dhe nëse jo, me çfarë marrëveshjeje banonin. Në rang kombëtar, 82.5% e 756 mijë familjeve e kishin banesën nën pronësi. Një dekadë më parë, në Censusin e vitit 2011, familjet që e kishin banesën nën pronësi ishin 89 për qind.

Familjet që nuk e kanë nën pronësi banesën ndahen në dy kategori: në të parën janë familjet që jetojnë me qira dhe këto janë 67 mijë. Në kategorinë e dytë janë familjet që jetojnë pa qira në banesa të dhëna në përdorim nga pronarët. Këta janë 65 mijë.

Të dyja kategoritë kanë pësuar rritje dramatike në krahasim me vitin 2011.

Familje me qira në atë kohë ishin 41 mijë, ndërsa familje pa pronë dhe pa qira ishin 30 mijë.

Censi zbuloi gjithashtu se, në vitin 2023, ende 29 mijë familje nuk kanë banjë brenda banesës ndërsa 103 mijë familje nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

Etiketa: shtepitevarferi

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
“Ai u njorua nga mjekët”, flet djali i 63-vjeçarit që piu fostoksinë para SPAK-ut

“Ai u njorua nga mjekët”, flet djali i 63-vjeçarit që piu fostoksinë para SPAK-ut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com