GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vetëvra në qelinë e gjykatës franceze, avokati jep detaje për 41- vjeçarin nga Mitrovica

18:58 - 20/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U vetëvra në qelinë e gjykatës franceze, avokati jep detaje për 41- vjeçarin nga Mitrovica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abraham Hervé Diompy, avokati i 41-vjeçarit Fitim Uka, i cili u vetëvra në qelinë e një gjykate në Bordo të Francës pasi nuk donte të kthehej në Kosovë, tha për Express se klienti i tij është me prejardhje nga Mitrovica.

I pyetur se kush mund të jetë përgjegjës për vdekjen e tij dhe nëse lidhur me rastin është pezulluar ndonjë person, avokati tha për Express se tashmë janë duke u zhvilluar hetime nga autoritetet franceze.

Tutje ai tha se nuk ka informacion nëse ndonjë familjar i të ndjerit nga Kosova ka nisur procedurat për kthimin e trupit të pajetë në Kosovë. Ambasada e Kosovës në Francë, po ashtu ka bërë me dije se viktima është nga Mitrovica duke shtuar se autoritetet franceze po e hetojnë rastin.

“Ju informojmë se nga komunikimet tona me autoritetet franceze, jemi njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin e Republikës së Kosovës F.U. nga Mitrovica i cili është vetëvrarë në një nga qelitë e një gjykate ne Bordo më 15 dhjetor 2021. Rasti në fjalë është duke u hetuar nga autoritetet vendore”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë Gazetës Express.

Ambasada bën me dije se i ndjeri ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm.

“I ndjeri, sipas informacioneve nga familjarët, ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm”, thuhet tutje në përgjigjen e ambasadës.

Ambasada tha se është në kontakt me të afërmit e viktimës dhe është duke e përcjellë rastin.

“Ambasada e Republikës së Kosvës është duke e percjellur rastin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe me të afërmit e viktimës”.

Çfarë dihet për vdekjen e 41-vjeçarit në qeli në Francë?

Më 13 dhjetor kosovari kishte refuzuar të hipte në një aeroplan për t’u kthyer në Kosovë nëpërmjet Amsterdamit. Sipas raportimeve të mediave atje, kosovari u vetëvar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Avokati i tij tha se viktima kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

 “Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokati e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokati i tij është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vdekjes së klientit të tij. Ai e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”. I ndjeri, sipas avokatit “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, theksoi avokati. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij kriminale, kryesisht për vjedhje. Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokati i tij.

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokati i tij.

Etiketa: mitrovice

Lajme të lidhura

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’
Aktualitet

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Para
Një tjetër konkurrent largohet nga “Për’puthen”: Nuk jetoj thjesht për famë

Një tjetër konkurrent largohet nga “Për’puthen”: Nuk jetoj thjesht për famë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com