GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kamala Harris është kandidatja kryesore për të zëvendësuar Biden nëse ai tërhiqet

11:43 - 04/07/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamala Harris është kandidatja kryesore për të zëvendësuar Biden nëse ai tërhiqet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris është alternativa kryesore për të zëvendësuar presidentin e SHBA, Joe Biden, nëse ai vendos që të mos e vazhdojë fushatën e tij për t’u rizgjedhur president i SHBA-së. Kështu njofton Reuters duke iu referuar shtatë burimeve të nivelit të lartë në ekipin e fushatës së Biden, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Komitetin Kombëtar Demokratik, burime me dijeni për diskutimet aktuale mbi këtë temë.

Prezantimi kuturu i Joe Biden, ndonjëherë jokoherent dhe gjerësisht i diskutuar në debatin e parë kundër rivalit republikan Donald Trump javën e kaluar ngriti një valë paniku brenda Partisë Demokratike me shqetësimin se ai mund të mos ishte mjaft i aftë për të shërbyer edhe në një mandat të dytë dhe nxiti thirrje nga këshilltarët e tij kryesorë që të jepte dorëheqjen.

Disa demokratë me ndikim kanë paraqitur alternativa të tjera ndaj Biden përveç Harris, duke përfshirë anëtarët e njohur të kabinetit dhe guvernatorët demokratë si Gavin Neësom nga Kalifornia, Gretchen Ëhitmer nga Michigan dhe Josh Shapiro nga Pensilvania.

Nëse emërohet si kandidate e partisë, znj. Harris, 59 vjeçe, do të merrte përsipër paratë e mbledhura nga fushata e Biden dhe do të trashëgonte infrastrukturën e fushatës, thanë burimet. Ajo gjithashtu është emri më i njohur midis të gjitha alternativave të tjera dhe pikët më të larta në sondazhe midis atyre demokratëve që mund të konsiderohen seriozisht kandidatë, thanë burimet, që nuk deshën t’u përmendën emrat.

Në një sondazh të Reuters/Ipsos të botuar të martën, znj. Harris e ndoqi Donald Trump me një pikë përqindje, 42% në 43%, një ndryshim që ishte brenda kufirit të gabimit prej 3.5 pikë në përqindjeje të sondazhit, një tregues statistikisht po aq i fortë sa ai i Joe Biden.

Përveç kësaj, ajo tashmë është verifikuar për postin kombëtar dhe i ka mbijetuar një kontrolli intensiv nga republikanët, thanë ata.

Gjithashtu, Përfaqësuesi i SHBA Jim Clyburn, njeriu që ishte kyç për fitoren e Joe Biden në vitin 2020, i tha MSNBC se do të mbështeste znj. Harris që të ishte kandidatja e demokratëve nëse Biden tërhiqej.

“Është pothuajse e pamundur të fitosh nominimin mbi zëvendëspresidenten,” tha Michael Trujillo, një demokrat strateg nga Kalifornia që punoi për fushatën e Hillary Clinton në vitet 2008 dhe 2016.

 

 

Etiketa: BidenKamala HarrisTrumpzgjedhjet SHBA

Lajme të lidhura

Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Aktualitet

Putini zotohet: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

08:59 - 20/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Kolegji i dha Bashës dy komisionerë, Celibashi: Ja kujt i takonin sipas Kodit Zgjedhor

‘Fati’ i Belerit, KQZ shtyn vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com