GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pagesa në Tunelin e Llogarasë

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Video – Rama në Dukat për propagandë, pritet me këngë labçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Tuneli i Llogarasë është kontestuar nga shumë palë me argumentin se paratë e buxhetit po shkonin për të mbështetur interesat financiare të biznesmenëve në jug. Qeveria nga ana e saj ka sqaruar se projekti kishte të bënte me rritjen e potencialit turistik të vendit, sidomos në Bashkinë Himarë ku po tentohet të stimulohet turizmi elitar.

Këtu shohim një model ekonomik kontradiktor. Nuk tatohen investitorët për shfrytëzimin e infrastrukturës dhe fitimet, u ofrohet dhe tvsh e reduktuar, por rriten kostot për pushuesit. Kjo sjell shtrenjtim të ofertës turistike mbi të cilin është bazuar modeli i përjashtimeve tatimore!

Kontrata e tunelit të Llogarasë ka kushtuar 230 milion euro me tvsh. Fillimisht u tentua që forma e ndërtimit të saj të ishte PPP, ku investimi privat do të kthehej përmes vendosjes së tarifës, por asnjë kompani nuk shfaqi interes. Për këtë arsye punimet u financuan me paratë e buxhetit.

Është njoftuar që tuneli do të operohet me pagesë 5 euro për kalim. Ajo që nuk dimë është nëse e gjithë shuma do të shkojë për mirëmbajtjen e tij dhe pjesa tjetër do të transferohet në buxhet, apo do menaxhohet nga një kompani private që do të vjelë tarifën dhe mirëmbajë segmentin?

Sipas shifrave që janë dhënë publikisht, nëse shteti do të kërkonte kthimin e investimit nga tarifa sepse ka favorizuar një shtresë të caktuar (biznesmenët në jug, pushuesit që kanë vila dhe turistët e pasur), me një fluks prej 7 mijë automjetesh në ditë që parashikohet të kalojnë (studimi i parë), investimi kthehet pas 18 vjetësh. Ndaj teoria e kompensimit këtu bie, sepse tarifa nuk mbulon kostot e investimit në një plan afatmesëm.

Kjo të bën të besosh se me shumë gjasa do të funksionojë modeli me një operator privat, ku sipas të dhënave, të ardhurat vjetore nga tarifa projektohet të arrijnë 12.7 milion euro në vit. Kosto e mirëmbajtjes së tunelit në bazë të kontratave aktive, siç është ajo e tunelit të Krrabës rreth 1 milion euro në vit, apo e Kardhiq – Delvinë 200 mijë euro, del gati 10 herë më e lartë në rastin e Tunelit të Llogarasë.

Këtu duhet të insistojmë të gjithë: sa kushton mirëmbajtja dhe sa mjete do të kalojnë në vit. Më pas bëhet ushtrimi dhe del tarifa, e cila do të duhet të ndryshojë në varësi të fluksit dhe kostove të mirëmbajtjes. Ulet kur numri i qarkullimit të makinave është më i lartë dhe rritet kur qarkullimi bie.

Nëse tarifa është për të mbuluar mirëmbajtjen, duhet të orientohet drejt kostove të kësaj nevoje. A e zbaton ndonjë agjenci apo kontratë koncesionare këtë model? Asnjë!

Etiketa: llogaratuneli i Llogarare

Lajme të lidhura

Flit, por edhe dëgjo!
OP-ED

Flit, por edhe dëgjo!

12:30 - 21/06/26
Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!
Breaking Views

Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

21:28 - 18/06/26
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
OP-ED

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

12:10 - 16/06/26
Para
Këmbimi valutor, e enjte 18 prill/ FOTO

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpresë. Gjatë një konference...

Lexo më shumë
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
“Je maskara dhe hajdut!” Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet për 30 ditë nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

12:13 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet