Problemet me pronësinë e tokës po mbajnë peng prej 7 vitesh ndërtimin e terminalit të autobusëve tek kthesa e Kamzës. Bashkia e Tiranës, që nga viti 2017, ka hapur dy procedura të majme tenderimi, por asnjëra prej tyre nuk ka mundur të finalizohet.
“Si çdo gjë që bën Bashkia e Tiranës nakatoset politika, nakatosen gjyqtarë me masa sigurie, me letra false
hipotekash, me copa dhe çibanë të legalizuar ndër vite, por më në fund është sqaruar dhe ajo situatë dhe fillojmë dhe terminalin e madh te kthesa e Kamzës” – tha kryetari i bashkisë Erion Veliaj më 24 korrik 2022, duke sugjeruar se ishte zgjidhur çështja e pronësisë.
Sot, dy vite më pas duket se situata ende nuk është zgjidhur pasi ndërtimi i terminalit verior për transportin publik është shumë larg përfundimit. Këtë e konfirmon dhe vetë Bashkia Tiranë në një reagim ndaj redaksisë së Citizens.
“Për shkak të disa problematikave jemi akoma në fazë lirimi total të sheshit të ndërtimit, i cili është pronë e Bashkisë” – thotë Bashkia Tiranë.
Më janar të 2020 të gjithë autobusët e linjave të veriut dhe jugut u zhvendosën nga zona e njohur ish – Dogana te “Kthesa e Kamzës”, pas rinisjes së punimeve tek Unaza e Madhe.
Discussion about this post