Një vraje u shënua në Fier mbrëmjen e së premtes së javës së kaluar, ku viktimë mbeti një i ri.
23-vjeçari Xhimi Bakaj u qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën bashkëjetonte – 39-vjeçari Xhuliano Miho, i cili u arrestua pas krimit. I plagosuri u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Shkak për vrasjen e të riut, sipas hetimeve paraprake të policisë, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë dhe fakti që ish-gruaja bashkëjetonte me 23-vjeçarin.
Ish-gruaja e autorit të vrasjes, e cila bashkëjetonte me 23-vjeçarin, hodhi akuza ndaj policisë lokale këtë të martë, duke u shprehur se injoruar kallëzimet e saj.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 27-vjeçarja tha se efektivët e policisë në Lushnjë, nuk i kanë marrë seriozisht problemin që ata kishin.
Në një moment 27-vjeçarja rrëfeu një fragment nga të paktën 7 denoncime që sipas saj, kishte bërë në komisariat: “Unë ju thashë më vjen ish-burri me thikë poshtë pallatit, policët më talleshin dhe më thonin vjen se të shpreh dashurinë e të bën serenata, është për të vënë duart në kokë”, u shpreh e reja.
Deklaratat
”Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me prova me video dhe voice që më kishte kërcënuar. Më thonin: Hë se nuk ju vrau vërtetë. Me këtë na përcillte policia. As nuk e thërrisnin t’i thonin mos iu afro sepse është me urdhër mbrojtje. Më thoshte nuk e di ti që unë i kam të tërë miq dhe nuk më gjen gjë? Nuk kisha mundësi që ta paguaja dhe kërkova një avokat shteti. Edhe xhimi thonë që ska bërë kallëzim, por ai ka qenë 3 herë dhe njëherë kemi qenë bashkë. Është për të vënë duart në kokë, unë ju thoja policëvr që më vjen poshtë pallatit me thikë, policët më thonin vjen për serenata, ata talleshin”, thotë ajo.
E reja zbuloi edhe një mesazh zanor që sipas saj, ish-partneri tashmë i arrestuar për vrasje ia kishte dërguar prindërve të saj.
“Nëse do të prisni pas divorcit që ta bëni dhëndër Xhimi, nuk do ta gëzoni. Aty ku kam ngrënë unë bukë nuk hyn dot njeri…”, ishte mesazhi kërcënues. 27-vjeçarja zbuloi se ish-bashkëshorti dërgonte mesazhe zanore pasi ishte analfabet dhe nuk dinte të shkruante e lexonte.
Ajo rrëfeu edhe momentin e krimit të ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi”, rreth orës 21:00.
“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita Xhimi vrapo, por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe. Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve ‘Iku bushi’, thashë faleminderit Zotit që nuk ka ndodhur gjë. 4 në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh. Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak”, tha.
Ndërkohë, në dëshminë e tij në gjykatë, i arrestuari u shpreh se nuk kishte thikë me vete, por ja mori viktimës teksa u përleshën. Para togave të zeza, 39-vjeçari Xhuliano Miho shprehu pendesë për krimin, ndërsa nga kafazi i qelqtë i kërkoi ndjesë familjarëve të 23-vjeçarit Bakaj.
Gjatë lidhjes me emisionin këtë të martë, 27-vjeçarja tha gjithashtu se ndarja me 39-vjeçarin nuk erdhi për shkak të lidhjes së re, por probleme që ata kishin në çift.
“Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri. Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve. Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte”, rrëfeu ajo.
Lexo edhe:
“E dashura pret fëmijën e tij”, daja: Si ma vranë nipin para shtëpisë
Discussion about this post