GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oltion Çaçi blen 66 milionë lekë naftë te burri i Ina Zhupës, tenderi pa garë

14:21 - 09/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Oltion Çaçi blen 66 milionë lekë naftë te burri i Ina Zhupës, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këtë sezon vere, kur qytetarëve të Sarandës iu shkojnë shumë shpenzime për naftën e automjeteve, shtuar nga trafiku dhe rrëmuja, atyre iu duhet të paguajnë shtrenjtë edhe për naftën e bashkisë. Kryebashkiaku Oltion Çaçi ka njoftuar tenderin me objekt ‘Blerje karburant Aparati, Bordi, PMNZSH’, me fond limit 66 milionë lekë.

Gara është mbajtur hapur vetëm 10 ditë dhe  bashkimi i operatorëve BOE “2A2F – L OIL” SHPK & “A&T” SHPK kanë qenë të vetmi që kanë dorëzuar një ofertë. Në fakt nuk mund ta quajmë bashkim, për shkak se të dyja firmat kanë të njëjtin pronar Fabian Goçin, partnerin e deputetes së PD-së, Ina Zhupa.

Tenderat që ai merr shpesh si dhuratë nga Rilindja për shkak të lojës politike të bashkëshortes, janë treguesi më i mirë se kur vjen fjala tek aferat, opozita dhe mazhoranca bëhen bashkë.

Tashmë e kemi theksuar shpesh se kur nuk ka dy ose më shumë oferta të përshtatshme, tenderi duhet të anulohet, pasi këtë kërkon ligji dhe e mira e arkës së bashkisë, që të kursehet fondi limit.

Ky rregull zbatohet gjithnjë e më rrallë. Prandaj shohim që edhe kryetari Çaçi ka vazhduar planin e tij. Pa garë fare, kryebashkiaku ka firmosur më datë 4 korrik 2024 kontratën me Fabian Goçin, i cili kishte një propozim me vlerë 66 milionë lekë, pra sa 100% e fondit limit.

Kemi mungesë konkurrence, ofertë sa fondi limit, çka të jep arsyen pse fituesi ka qenë i paracaktuar dhe madje tenderi është hartuar sipas dëshirës të tij.

Prandaj, Open Data Albania i ka vendosur prokurimit një “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Kujtojmë se me ndarjen e buxhetit 2024, nga fondet në dispozicion 73 milionë lekë bashkia Sarandë i akordoi për karburant për mjetet e transportit në pronësi të bashkisë ne funksion aparatit te bashkisë, bordit te kullimit, të njësisë se zjarrfikëseve shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre.

“Shpenzime transporti janë parashikuar ne shumen 7,300 mijë lekë. Në  këtë zë shpenzimesh përfshihen shpenzimet për karburant për mjetet e transportit në pronësi të bashkisë ne funksion aparatit te bashkisë, bordit te kullimit, të njësisë se zjarrfikëseve shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre, shpenzimet për marrje me qira te mjeteve te natyrave specifike ne dispozicion te qytetareve ne raste festash kombëtare dhe lokale, si edhe shpenzimet për dokumentacionin ligjor te mjeteve. Ne këtë shume janë parashikuar edhe shpenzimet për udhëtim dhe dieta te punonjësve qe autorizohen për shërbime pune jashtë qyteti”, theksohet në plan buxhetin e bashkisë.

Pra, janë vënë shumë para në dispozicion dhe kryebashkiaku po i harxhon përmes tenderave me shkelje, ku shohim se rrugët u bashkohen edhe me Fabian Goçin.

Në mars të këtij viti, bashkia Sarandë i dhuroi Goçit tenderin 42 milionë lekë për të blerë naftë për Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike Sarandë. Edhe ajo kontratë mbante “Flamurin e Kuq”.

 

Ndërsa në fund të vitit 2023, Goçi përfitoi 27 milionë lekë nga Bashkia Sarandë përmes tenderit me objekt ‘Blerje karburanti për nevoja të Shoqërisë Rajonale UK Sarandë’, ku gjithashtu ka aksione bashkia.

Nga këto lëvizje, duket qartë që fondi 73 milionë lekë është destinuar të shkojë tek Goçi, ndërsa tenderat e stafit të kryetarit Çaçi janë fiktivë dhe rëndojnë peshën tek taksapaguesit e këtij qyteti.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bordiKryebashkiaku Oltion Çaçi ka njoftuar tenderin me objekt ‘Blerje karburant Aparatime fond limit 66 milionë lekë.PMNZSH’

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Zjarri në Dropull, bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër – Kakavijë

Zjarri në Dropull, bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër - Kakavijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com