GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i Kushtetueses për komisionet hetimore, Bardhi: Tregoi se Begaj mbetet ushtar i Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Përse fshihen? Bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin  e disa dispozitave për Ligjin për Komisionet Hetimore.

Bardhi shprehet se në këtë vendim nuk ka asnjë surprizë sepse sipas tij anti-kushtetutshmëria ishte ulëritëse.

“Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që t’i qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës”, shkruan ndër të tjera Bardhi

Reagimi:

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të gjitha dispozitave të kundërshtuara që në nisje nga ana jonë dhe të propozuara nga një deputete njëpërdorimshe në Ligjin për Komisionin Hetimor, nuk përbën asnjë surprizë sepse antikushtetutshmëria ishte ulëritëse. Mazhoranca socialiste e ka bërë tashmë rregull shkeljen e Kushtetutës dhe tentativën për ti mbyllur çdo hapësirë opozitës.

Është fakt që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi se dispozitat e shtuara në Ligjin për Komisionet Hetimore synonin të asgjesonin të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, pikërisht në periudhën kur opozita po protestonte për mohimin e kësaj të drejte.

Gjykata Kushtetuese, konstatoi:
1. Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor.
2. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.
3. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për tërefuzuar të dëshmojë.
4. Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi të metodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese.

Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetutese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjesuar institucioni i Presidentit të Republikës. Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetutës, të mos shpallte një ligj antikushtetutes dhe antidemokratik, që synonte të asgjesonte opozitën, duke i dhënë kështu shansin palëve politike të gjenin një zgjidhje për krizën parlamentare dhe jo të thellonin këtë krizë me veprime antikushtetuese të mazhorancës. Por Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësishëm, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë. Gjykata Kushtetutese na dha të drejtë, duke gjetur në antikushtetutshmëri dyshen Rama-Begaj.

Etiketa: BardhiBegajkushtetuese

Lajme të lidhura

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve
Aktualitet

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:11 - 05/06/26
Deputetja denoncon Ballukun: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia
Aktualitet

“Simbol i korrupsionit”, PD denoncon projektin Milot-Balldren: 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë

12:04 - 05/06/26
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit
Aktualitet

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

11:41 - 05/06/26
Para
Kuvendi vendos të enjten për fatin e mandatit të Olta Xhaçkës

Mandati i Xhaçkës vijon të tirret! Kushtetuesja kthehet në 'pikën 0'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve
Aktualitet

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:11 - 05/06/26

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

12:08 - 05/06/26
Deputetja denoncon Ballukun: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

“Simbol i korrupsionit”, PD denoncon projektin Milot-Balldren: 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë

12:04 - 05/06/26
Trump: Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit!

Trump: Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit!

11:49 - 05/06/26
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

11:41 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom