GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Xhaçkës vijon të tirret! Kushtetuesja kthehet në ‘pikën 0’

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi vendos të enjten për fatin e mandatit të Olta Xhaçkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për një vendimmarrje finale nëse Olta Xhaçka do të humbë ose jo mandatin e deputetes do të duhet të presim për një kohë ende të papërcaktuar.

Gjykata Kushtetuese shpalli këtë të Mërkurë vendimin që e detyron Kuvendin të depozitojë në GJK kërkesën për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Vendim ky i ngjashëm me atë të një viti më parë, i injoruar nga deputetët socialistë, e që e kthen çështjen në “pikën 0”.

Gjithçka nisi me një kërkesë të opozitës drejtuar Kuvendit dy vite më parë. Deputetët demokratë kërkuan heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën (asokohe edhe ministre e Jashtme) për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Që nga nisja e shqyrtimit të kësaj çështje në Kuvend, në qershor 2022, mazhoranca doli në mbrojtje të Xhaçkës, duke zvarritur procesin dhe duke rrëzuar kërkesën e opozitës në Kuvend në nëntor 2022. Pasi opozita u ankua në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit vendosi në janar 2023 të shfuqizojë vendimin e Kuvendit si antikushtetues dhe i kërkoi atij që të vendoste për dërgimin pranë kësaj gjykate të mocionit te 1/10 së deputetëve.

Më shumë se 1 vit më pas, me një vendimmarrje të paprecedëntë, mazhoranca në Kuvend votoi sërish kundër, duke injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata kushtetuese nuk e ka as detyrë as të drejtë e as mundësi që ti thotë parlamentit sesi duhet të veprojë për një rast apo një tjetër”, e justifikoi qëndrimin kryeministri dhe drejtuesi i PS-së Edi Rama në një intervistë televizive.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka apeluar disa herë kur është pyetur për rastin “Xhaçka” që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme.

Pas vendimit të PS-së për të mos dërguar në parlament kërkesën për mandatin e Xhaçkës, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dërgoi sërish çështjen në Kushtetuese.

Në një dalje për mediat këtë të mërkurë, kryetarja e gjykatës Holta Zaçaj njoftoi vendimmarrjen që është e njashme me një vit më parë: Kuvendi e ka për detyrim të depozitojë në GJK kërkesën për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

E pyetur nga mediat se çfarë do të ndodhë nëse PS do të mbajë të njëjtin qëndrim, ajo tha se pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatohen.  “Asnjë organ nuk ka të drejtë të vërë në diskutim apo të mos zbatojë vendimet që merr Gjykata Kushtetuese”, u shpreh.

Mbetet për tu parë qëndrimi i mazhorancës, megjithatë fakti është që nga ping-pongu PS-Gjykata Kushtetuese, çështja e mandatit të ish-ministres po vijon të tirret teksa legjislatura aktuale e Kuvendit po shkon drejt mbarimit.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1KushtetuesjaOlta Xhacka

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Mariglen Disha firmos 768 MLN lekë për kompaninë e Ballës, jepet pa garë kontrata e riparimit të shkollës

Mariglen Disha firmos 768 MLN lekë për kompaninë e Ballës, jepet pa garë kontrata e riparimit të shkollës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com