Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të nisë verifikimin për Tonin Marinajn, kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe.
Vendimi u mor sot nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi më herët një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe.
Sipas PD, Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Discussion about this post