GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nisma e Kuvendit për KLSH-në ngre pikëpyetje për cenim të pavarësisë

17:23 - 12/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nisma e Kuvendit për KLSH-në ngre pikëpyetje për cenim të pavarësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për Ekonominë dhe Financat punën audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.

Projektvendimi për ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” shpall si synim kryesor  zbatimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e ndikimit të proceseve të auditimit me qëllim rritjen e  transparencës dhe llogaridhënien në përdorimin e burimeve, por fusha kryesore e punës së tij do të jetë “llogaridhënia e KLSH në Kuvend”.

Kompetencat e parashikuara të nënkomisionit do të fokusohen tek raportet e qeverisë dhe KLSH-së për zbatimin e buxhetit të shtetit, shqyrtimi i raporteve të auditimit të KLSH-së, ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe raportimi i gjetjeve, por dhe kontrolli i përdorimit të financave publike nga vetë ky institucion.

Në këtë kontekst, llogaritë e KLSH do të auditohen nga kjo strukturë parlamentare nëpërmjet audituesve të jashtëm të kontraktuar prej saj.

Nënkomisioni do të drejtohet në mënyrë bipartizane me bashkëkryetarë të shumicës dhe opozitës ndërsa në përbërje ka 5 anëtarë, ku shumicën e ka PS-ja.

Edhe pse deputetët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë e kanë mbështetur propozimin, ata shfaqën mosbesim në qëllimet e mazhorancës dhe ngritën pikëpyetje për tentativa që të kontrollojnë këtë institucion të pavarur.

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, që ka shërbyer si kryetar i KLSH gjatë karrierës së tij, i tha BIRN-it se pavarësisht se standardet ndërkombëtare të auditimit i pranojnë dhe inkurajojnë këto struktura, me qëllim rritjen e përpjekjeve për zbatimin e rekomandimeve të institucionit suprem të auditimit, në rastin shqiptar ka një qëllim tjetër.

“Nuk është zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së qëllimi kryesor, por ndërhyrja në politikat dhe veprimtarinë audituese, çka cenon ndjeshëm pavarësinë e KLSH-së”, komentoi ai duke shtuar se “kjo në zbatim do të cenojë edhe standardet e auditimit”.

Deputetja Jorida Tabaku mbështet të drejtën e Kuvendit për të pasur më shumë informacion për punën e KLSH, për raportet që ky institucion kryen për përdorimin e financave publike, por nga ana tjetër ka rezerva për sjelljen e mazhorancës ndaj këtij institucioni.

“Është në të gjithë të drejtën e tij që parlamenti ta bëjë këtë, po shqetësimi është që kjo mund të bëhet vetëm si rezultat i faktit që KLSH është duke krijuar shqetësime dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj raporteve të këtij institucioni është kontrolli i vetë institucionit”, tha Tabaku.

Për deputeten demokrate nënkomisioni synon të jetë “një lloj komisioni hetimor i kontratave konçensionare dhe raporteve të KLSH-së”,  pasi, sipas saj, parashikohet që ai të shqyrtojë edhe dhjetëra raporte periodike që KLSH kryen, përveç raporteve për zbatimin e buxhetit.

Por, Tabaku shtoi se, ka një ngërç në sjelljen e PS-së ndaj raportit të fundit vjetor të KLSH-së për zbatimin e buxhetit të shtetit, i cili nuk po analizohet sipas parametrave të pavarësisë institucionale në komisionin e Ekonomisë.

“Në mbledhjen e fundit kryetari i komisionit bëri me dije se e ka dërguar këtë raport në shumë palë të jashtme dhe ka marrë prej tyre një sërë pyetjesh, që për ne kjo cenon pavarësinë e institucionit”, tha ajo.

Nga ana e tij kryetari socialist i komisionit Eduard Shalsi e cilësoi procesin e mbledhjes së pyetjeve si një praktikë që i shërben transparencës dhe i vuri në dispozicion BIRN-it një listë me mbi 60 pyetje që presin përgjigje nga kryetari i KLSH-së, Arben Shehu në raportimin në komision që pritet të mbahet javën që vjen.

Në raportin e performancës së qeverisë në zbatimin e buxhetit për vitin 2023 mbi të cilin do të raportojë Shehu, është konstatuar nga KLSH një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023.

Shehu, që drejton këtë institucion që prej korrikut 2020, e cilësoi nënkomisionin e ri si një instrument që do të shërbejë në përshpejtimin e zbatimit të rekomandimeve që KLSH cakton institucioneve publike të audituara”.

“Punën e nënkomisionit e shohim në planin e përgjithshëm të nxitjes së zbatimit të këtyre rekomandimeve, përmirësimin e punës së institucionit dhe shpresoj që fokusi të jetë tek ndërveprimi mes Kuvendit dhe KLSH në funksion të zbatimit të tyre”, i tha ai BIRN-it nëpërmjet një bisede telefonike.

Por, i pyetur nëse ishte i shqetësuar se puna e nënkomisionit mund të cenonte pavarësinë e KLSH-së, Shehu paralajmëroi se ; “nëse ne do të shohim se ka tendenca për cenimin e pavarësisë së punës tonë do të ndjekim të gjithë instrumentet që kemi në dorë, duke vënë në dijeni dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”.

 

Etiketa: KLSH

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Fundoset industria, PBB-ja rënie vjetore me 6.8% në janar-mars, për të katërtin 3-mujor radhazi

Fundoset industria, PBB-ja rënie vjetore me 6.8% në janar-mars, për të katërtin 3-mujor radhazi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com