GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Thyerje zemre dhe dashuri të reja, çfarë po ndodh me jetën sentimentale e djemve të Kombëtares

16:45 - 13/07/24
në Show Biz, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Thyerje zemre dhe dashuri të reja, çfarë po ndodh me jetën sentimentale e djemve të Kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryefjala e këtij muaji ka qenë padyshim Kampionati Europian. Natyrisht që për ne si shqiptarë, ky edicion ka qenë edhe më special, pas pjesëmarrjes për herë të dytë të Kombëtares sonë. Ndonëse nuk mundën të kalonin grupin, djemtë tanë dhuruan spektakël në të tria ndeshjet, duke u shndërruar në yjet e preferuara të një kombi. Tifozët kuqezinj ishin jo vetëm në stadium, po kudo për t’i ofruar mbështetjen e tyre. E tashmë që kjo eksperiencë përfunduar, edhe për djemtë e Kombëtares ka nisur sezoni i pushimeve. Por duket se me përfundimin e Europianit, shumë prej tyre kanë ndryshuar edhe statusin e tyre. Disa na kanë prezantuar me partneret e reja. Sakaq, të tjerë i kanë dhënë fund historive të gjata të dashurisë.

REI MANAJ

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, nuk është më beqar. Ka qenë vetë lushnjari, i cili ka bërë publike lidhjen e dashurisë. Teksa ka publikuar një album me foto nga dasma e të afërmve të tij, mes fotove ndodhej edhe ai me partneren. E ulur në prehrin e tij, partnerja e Rey Manaj duket mjaft simpatike.

Ajo nuk është një fytyrë publike dhe sulmuesi ka zgjedhur të mos ia zbulojë ende identitetin. Manaj ishte një nga lojtarët që përfaqësuan Shqipërinë në “Euro 2024”. Ai luajti si titullar ndaj Kroacisë dhe Spanjës, por nuk arriti të shënonte.

Që kur nisi karrierën e tij me Kombëtaren, Manaj ka preferuar që jetën e tij private ta lërë sa më larg vëmendjes. Kjo është hera e parë që sulmuesi kuq e zi shihet në krah të një femre. Për sa kohë vetë Rei i ka bërë publike këto imazhe, lidhja me vajzën misterioze duket se është serioze, duke konfirmuar kështu se është më i dashuruar se kurrë.

TAULANT SEFERI

Futbollisti i Kombëtares, Taulant Seferi, ka ngjallë një interes për futbollin edhe te vajzat, që nuk e kanë ndjekur ndonjëherë këtë sport. Gjatë eliminatoreve për “Euro 2024”, arriti të tërheqë shumë vëmendje për pamjen e tij fizike dhe u bë “hit” në rrjetet sociale.

Por së fundmi, Seferi ka rindezur shpresën që kishte shuar te vajzat. Ai ka treguar se është sërish ‘single’. Futbollisti pranoi se nuk është më në një lidhje, duke u shprehur: “Jam ‘single’. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam ‘single’”, – u shpreh Seferi. Më parë, futbollisti na kishte treguar se kishte 4 vite me partneren e tij që jeton në Zvicër, por duket se tashmë gjithçka ka marrë fund mes tyre. Ai ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, ku ndau disa detaje nga jeta personale, përfshirë edhe nëse është ‘single’ apo jo.

Gjatë pyetjeve që Donald dhe Romeo Veshaj i bënë sulmuesit, ai theksoi se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër. Taulanti tha se ndonjëherë ajo bëhet xheloze për videot virale që janë bërë në rrjete sociale nga vajzat, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.

“Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në ‘TikTok’, por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur. Më do shumë vjehrra”, – shprehej Seferi. Por tani gjithçka ka mbaruar dhe vajza, ylli i Kombëtares sonë tashmë është ‘single’.

THOMAS STRAKOSHA

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare. Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë. Strakosha e ka përjetuar këtë Europian si ‘single’.

Katër vite më parë, Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther Adjoa Asiedu, por duket se tani gjithçka ka përfunduar, pasi dyshja ka fshirë fotot me njëritjetrin në profilet e tyre në “Instagram”.

Lidhja me Esther dukej serioze, ku vetë portieri publikonte foto me partneren dhe familjarët e tij, duke na konfirmuar kështu se ky raport ishte i konsoliduar tashmë edhe për familjet. Por atëherë kur dukej se historia po shkonte drejt finalizimit në fejesë, dyshja i dha fund. Esther vijoi me angazhimet e saj, sakaq Strakosha vijoi karrierën, duke i munguar kështu mbështetja që prej vitesh partnerja i jepte.

 

Etiketa: kombetarja

Lajme të lidhura

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë
Show Biz

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Para
U godit nga gomonia në Karaburun, 56-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

U godit nga gomonia në Karaburun, 56-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com