GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Open Balkan’, Vuçiç fton vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Open Balkan’, Vuçiç fton vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur me Ramën dhe Zoran Zaev në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ftoi vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e iniciativës Open Balkan. Vuçiç theksoi se në vitet e ardhshme shifra e shkëmbimeve tregtare në fushën e Bujqësisë pritet të kapë vlerën e 1 miliardë eurove, duke dëshmuar në këtë mënyrë sipas tij përfitimet e marrëveshjeve të nënshkruara në mbështetje të Ballkanit të Hapur.

“Faleminderit që jeni këtu. Unë do të përpiqem që mos ta zgjasë shumë fjalën time, për t’i lënë fjalën dhe folësve të tjerë. Ne kemi dëshirë të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme dhe bujqësia është një nga fushat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi. Kjo fushë nuk ka të bëjë vetëm me qarkullimin e lirë të ushqimeve dhe produkteve bujqësore, por ka të bëjë edhe në bashkëpunimin me inteligjencën artificiale, në fushën e robotëve të cilët mund ta zhvillojnë bujqësinë në të ardhme. Ne Serbia kemi 230 milionë euro me Maqedoninë e Veriut që përsëri është një shifër e vogël, të cilën duhet ta çojmë në 1 miliardë.

Nënshkrimi I këtyre marrëveshjeve shtesë, ka të bëjnë me harmonizimin e proceseve dhe do të sjellë lehtësira për prodhuesit. Më duhet të them që ka potencial të madh të rritjes së vëllimit tregtar. Vetëm për bujqësinë ne flasim për shifra që brenda pak viteve kalojnë shifrën 1 miliardë, pra e kuptoni sa e rëndësishme është kjo iniciativë për PBB-të e vendeve tona. Duhet t’i bëjmë bashkë të gjithë aktorët në mënyrë që të kuptohet qartë ideja e shkëmbimit e praktikave më të mira që të kemi më shumë rezultate në të ardhmen”, tha Vuçiç, ndërsa kërkoi që më pas të mbahet një mbledhje tjetër në Beograd.

Etiketa: Open BalknaVucic

Lajme të lidhura

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca
Aktualitet

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26
Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës
Aktualitet

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës

20:46 - 18/10/26
Para
Vuçiç reagon pas protestës së Berishës: Të lëmë pas të shkuarën

Vuçiç reagon pas protestës së Berishës: Të lëmë pas të shkuarën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com