GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për mocion me debat mbi fondet e OLAF

11:18 - 18/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për mocion me debat mbi fondet e OLAF
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca ka rrëzuar në parlament kërkesën e grupit parlamentar të PD për mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërise që të sigurohen mekanizmat nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.

Vendimi u mor pas debateve mes krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe atij socialist Bledi Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar të PD tha se raporti i OLAF është zyrtar dhe gjendet në faqen e Komisionit Europian dhe ndaj mocioni duhet të mbahet pasi nuk bazohet në thashesheme por në raporte reale nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar i PS, tha se raporti i OLAF nuk është ende zyrtar dhe është kofidencial, ndaj mocioni mund të mbahet kur raporti i plotë të jetë final.

Në fund kryetarja e Kuvendit hodhi në votim kerkesen, e cila u rrezua me votat e mazhorances.

Pjesë nga diskutimet:

Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë.

Unë nuk e di se çfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim.

Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion.

Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar.

Çuçi: Në lidhje me kërkesën e opozitës, jemi dakord të zhvillojmë  debat për një çështje kaq të rëndësishme, por në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe përpjekjeve të qeverisë për të zhbllokuar fondet ne kemi thënë është i parakohshëm debati në parlamentar përderisa është kofidencial raporti i Olaf. Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet, ky paragraf është i vetëm publik. Pjesa tjetër është kofidencial.

Etiketa: fondemazhorancmocion

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Sarandë/ Dëmtohet nga helika e skafit, 28 vjeçari nga Tirana dërgohet me urgjencë në spital

Sarandë/ Dëmtohet nga helika e skafit, 28 vjeçari nga Tirana dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com