Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë depos së vjetër të ujit në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 300 m shkurre.
Sipas informacioneve, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse ku konstatuan se zjarri ishte në barëra midis 2 banesave të cilat po rrezikoheshin.
Menjëherë u ndërhy duke hedhur ujë për izolimin e zjarrit deri në fikjen e plotë të tij.
Discussion about this post