GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hoxha: Sali Berisha duhet të ishte në SPAK për ‘21 Janarin’ dhe jo për ‘Partizanin’

18:44 - 20/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoxha: Sali Berisha duhet të ishte në SPAK për ‘21 Janarin’ dhe jo për ‘Partizanin’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, duke folur mbi dosjen e “21 janarit” dhe rihapjen e hetimeve rreth kësaj ngjarjeje nga SPAK, ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas gazetarit, kjo dosje u mbyll pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.

Prokurori që po hetonte mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës. Kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokur të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën. Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Sali Berisha duhet të ishte duke u gjykuar jo për çështjen Partizani, por për atë që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai tha se 21 janari është trajtuar si ngjarje banale, por që është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.

“21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë.

Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama. Të gjitha këto e kalojnë 21 janarin në një nivel tjetër. E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend”, u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se vajzat e Aleks Nikës sot janë të rritura për të ndjekur çështjet, duke theksuar më tej se, shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika.

“Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen. Shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika. Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani. Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, tha ai.

Etiketa: 21 janarberishaKryesore1

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Para
Berisha: Kreu i SPAK privilegjon kushëririn e tij Nuredin Dumanin, autor i 12 vrasjeve

Berisha: Kreu i SPAK privilegjon kushëririn e tij Nuredin Dumanin, autor i 12 vrasjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës
Breaking Views

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26

Milani nuk deshi të protestojë për golin e Mariano Troilo që iu kushtoi shtrenjtë kuqezinjve që humbën ndeshjen dhe me...

Lexo më shumë
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26
Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

20:20 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com