GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çuditë para zgjedhjeve në Himarë/ Nisin taktikat e pushtetit me listat e importuara, komentatori Shakohoxha “bëhet” himarjot

11:46 - 24/07/24
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Çuditë para zgjedhjeve në Himarë/ Nisin taktikat e pushtetit me listat e importuara, komentatori Shakohoxha “bëhet” himarjot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afrimi i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë po nxjerr në pah makinacione të ndryshme të përdorura nga Partia Socialiste në pushtet, për manipulimin e tyre dhe mbajtjen e kontrollit mbi bashkinë bregdetare. Manovra e fundit lidhet me zhvendosjet fiktive të votuesve në Himarë, me qëllim shtimin e votave për Partinë Socialiste. Një taktikë e njohur kjo, e përdorur rëndom nga PS edhe në zgjedhje të mëparshme, që është denoncuar në raste të ndryshme nga media apo opozita, por këtë herë nuk mungojnë edhe personazhet publikë.

Manipulimi i listave, edhe “VIP”-i Shakohoxha bëhet “himarjot”

“Omonia” ka publikuar një listë emërore të personave, që sipas saj, janë importuar enkas për këto zgjedhje në listën e banorëve me të drejtë vote në Himarë.

Qytetarë, që sipas denoncimit, nuk banojnë në Bashkinë Himarë, por janë futur në lista me ndikimin e Vangjel Tavos – kandidati i PS së drejtuar nga Edi Rama – me qëllim shtimin e votave për kandidaturën e tij dhe zgjedhjen kryebashkiaku.

“Bashkëlidhur do të shihni sesi Vangjel Tavo ka regjistruar në Borsh të Himarës familjen e vëllait të vet Grigor Tavo, Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo. Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish-Kryetarit të Bashkisë Dropull Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka, Eli Taqi Decka, Kristina Ahilea Decka. Si ka regjistruar po nga Jorgocti ne Borsh Redjan Gjini, Nisli Gjini, Mustafa Gjini, Fatbardha Gjini, Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini”, denoncoi “Omonia” në një deklaratë, të martën.

Lista me 17 emra përfshin dhe komentatorin sportin Dritan Shakohoxha dhe familjen e tij. Referuar listës, Dritan Shakohoxha, bashkë me familjarët, rezulton të jetë regjistruar rishtazi si banor i Dhërmiut dhe do të votojë në qendrën e votimit 4585/1.

Shakohoxha duket se është vënë sërish në shërbim të pushtetit, siç bëri me zgjedhjet e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, kur u kthye në marionetë, nën komandën e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të uzurpuar shtëpinë e futbollit.

Të dhënat zyrtare të KQZ faktojnë manipulimin

Shtimi artificial i banorëve në Bashkinë Himarë para zgjedhjeve të pjesshme faktohet edhe nga të dhënat zyrtare të institucioneve shtetërore.

Para zgjedhjeve të fundit lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi një spot, ku bashkë me apelin për të marrë pjesë në zgjedhje, udhëzonte qytetarët si të verifikonin qendrën e tyre të votimit.

Në spotin e shpërndarë edhe nga ministria e Brendshme (video më poshtë) KQZ tregon 5 mënyra për kryerjen e verifikimeve.

Një prej të cilave përmes portalit e-Albania.

“Gijotina” verifikoi në këtë mënyrë të 17 emrat në listën e publikuar nga “Omonia” dhe rezultati ishte se asnjë prej tyre nuk rezulton me të drejtë vote në Himarë. (Shiko dokumentet në fund në artikullit).

Rezultoi se emrat në listë, në zgjedhjet e fundit lokale, kanë votuar në Dropull, Gjirokastër dhe Tiranë (familja Shakohoxha).

Ndërsa në këto zgjedhje lokale, sipas dokumentit të publikuar nga “Omonia”, 17 emrat gjendjen në listat për Bashkinë Himarë.

Fiksimi i Ramës për Himarën

Zhvillimet e periudhës para fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 Majit e deri më tani, që në Himarë kanë qenë të një dinamike të paprecedentë, nxjerrin në pah këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur pushtetit në Bashkinë Himarë.

Kreu i qeverisë ashpërsoi gjuhën ndaj kandidatit të opozitës në lokalet e 14, Fredi Beleri, në një mënyrë që nuk e kishte bërë asnjëherë me kundërshtarët e bashkive të tjera, gjatë kësaj fushate elektorale.

Mesnatën e 12 Marsit, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale, Fredi Beleri u arrestua për korrupsion në zgjedhje.

Zgjedhjet e 14 Majit shënuan një situatë të pazakontë në historinë e vendit, kur për herë të parë, një kandidat për kryebashkiak garonte nga qelia. Dhe për herë të parë, një kandidat i paraburgosur arriti të fitojë zgjedhjet, megjithëse me një diferencë të ngushtë – prej 19 votash.

Por, edhe pse fitues, Beleri nuk arriti asnjëherë të merrte detyrën. Ai u la nën masën e sigurisë “arrest në burg”, që nuk u zbut kurrë pavarësisht kërkesave të shumta në të tirja shkallët e gjyqësorit. Gjykatat dhe Drejtoria e Burgjeve refuzuan gjithashtu të gjitha kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur për tu betuar. Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve pranoi së fundmi një kërkesë të tij për tu betuar si eurodeputet vetëm pasi KQZ konstatoi humbjen e mandatit të kryebashkiakut.

Kështu, me mbajtjen në qeli të Belerit, socialistët vijonin të kishin pushtetin në Himarë me Jorgo Goron – ish-kryebashkiakun socialist i cili humbi zgjedhjet. Dhe pas arrestimit të këtij të fundit për rastin e resortit të Artan Gaçit, me kryetarë të komanduar me votat e shumicës socialiste në këshillin bashkiak.

Procesi gjyqësor për Belerin kishte dritëhije të shumta, me mbrojtjen që argumentoi gjatë seancave se pse ishte i parregullt dhe i ndikuar politikisht. Në fund, Fredi Beleri u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e Posaçme. Dënim që u konfirmua edhe në Apel, në 25 Maj.

Në 5 Korrik, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, duke u bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

Fill pas vendimit, Kryeministria nisi procedurat për të shpallur zgjedhjet e reja. Me një shpejtësi të paprecedentë, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 Gushtin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Himarë.

Dekreti i kreut të shtetit nuk respekton afatin e ankimit të Belerit që parashikon vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Opozita denoncoi se dekreti i Begajt është antikushtetues, ndërsa Fredi Beleri e ankimoi në Gjykatën Administrative. “Ky akt”, thuhej në padinë e dorëzuar në gjykatë, “vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative”.

Gjykata nga ana tjetër, edhe pse çështja është sensitive, nuk është shprehur ende.

Në gjykatën e Fierit, një ditë më parë u shty për të dytën herë radhazi kërkesa e Belerit për lirimin e tij me kusht, me argumentin se ka kryer 2/3 e dënimit. Arsyeja, sipas mbrojtjes, është mbajtja në qeli me urdhër të kryeministrit e një kundërshtari që mund të ketë një ndikim jo të vogël në fushatën elektorale për zgjedhjet e reja.

Për “arrestimin e paligjshëm”, izolimin në qeli dhe refuzimin e kërkesave për tu betuar, vetë Fredi Beleri, avokati i tij në procesin penal si dhe opozita, kanë cilësuar përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama. Sipas tyre, Rama ka interesa të forta klienteliste dhe korruptive në pronat e Himarës dhe kjo është arsyeja pse këmbëngul në mbajtjen e pushtetit, duke provokuar dhe një konflikt diplomatik me Athinën zyrtare, që ka kërcënuar me veto në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Etiketa: Bashkia HimareDritan ShakohoxhaEdi Ramafredi beleriHimarekryesore2zgjedhjet e reja ne Himare

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Mandati i Olta Xhaçkës/ Çuçi nuk tërhiqet: Kushtetuesja s’mund të na imponohet

Mandati i Olta Xhaçkës/ Çuçi nuk tërhiqet: Kushtetuesja s’mund të na imponohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com