GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sefa i dhuron çdo vit Gegës kontratën e naftës, pazari i fundit 46 MLN lekë lekë pa garë

12:43 - 25/07/24
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Sefa i dhuron çdo vit Gegës kontratën e naftës, pazari i fundit 46 MLN lekë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paulin Gega e gjen gjithmonë pazarin me kryetaren e Bashkisë Lushnjë për t’a furnizuar me naftë. Siç kemi raportuar, kompania e tij i ka ndarë bashkitë me Kastratin dhe po fitojnë të gjithë tenderat e karburantit.

Kryebashkiakja e Lushnjës ia jep çdo vit kontratën Gegës. Sefa vazhdon regjistron një listë të gjatë të tenderëve me “Flamur të kuq”, nuk i dridhet qerpiku se një ditë mund të japë llogari për shpërdorimin e detyrës.

Tenderi në fjalë ka si  objekt  ‘Blerje Gazoili për Mjetet e Bashkisë Lushnjë dhe MZSH-së’. Në fakt, duhet naftë për mjetet zjarrfikëse, se ka pasur shumë zjarre këtë vit. Megjithëse Lushnja vetëm një zjarrfikëse ka funksionale, madje edhe atë e ka pa autoshkallë.

Dhe për këtë lëvizur zjarrfikësja, Sefa ka llogaritur se duhen 8520 litra naftë, ndërsa për makinat e kryetares dhe të stafit rezervohen 17400 litra diezel.

Ajo është kujdesur që naftën ta sigurojë deri në korrik të vitit 2025 dhe në total, vlera e shpenzuar është 46 milionë lekë përfshirë edhe TVSH-në. Duke parë shkeljet gjatë zhvillimit të tenderit, nuk ka si të mos na shkojë mendja se fondi limit është fryrë që të përfitojë sa më shumë operatori ekonomik i favorizuar.

Sipas dokumenteve, vetëm firma “GEGA CENTER GKG” ka paraqitur një ofertë, edhe kjo është me vlerë sa 100% e fondit limit. Këtu regjistrohet shkelja e parë. Sefa në vend që të anulonte procedurën për mungesë konkurrence ka vazhduar me planin e saj, duke ia bërë dhuratë këtë kontratë Paulin Gegës.

Brenda 2 javësh, Sefa shpalli tenderin, përcaktoi fituesin dhe tashmë ka publikuar edhe kontratën në Agjencinë e Prokurimeve Publike, e cila shfaqet krejt indiferente karshi shkeljeve.  Open Data Albania i ka vënë “Flamurin e Kuq” tenderit për të shenjuar riskun e korrupsionit.

Gijotina.com e raporton këtë rast, jo për vlerën e tenderit, por për të treguar metodën korruptive në prokurimin e fondeve.

Theksojmë këtu se ndarja në shumë tendera e karburanteve sipas institucioneve të varësisë, është një taktikë e kryetares Sefa për të zhvilluar sa më shumë prokurime dhe për të ndarë fonde shtesë.

Konkretisht, kryetarja Sefa e ka zakon që naftën e blen me tndera të tillë. Kujtojmë se një vit më parë ajo nxori nga Thesari i Shtetit 282 milionë lekë për tenderin me objekt “Blerje Gazoili për nevojat e NPP dhe Bordit të Ujitjes dhe Kullimit”. Kjo kontratë iu dha pa garë firmës “NUSHI” SH.P.K.”, në pronësi të Vangjel Nushit.

Ndërsa kompania e Paulin Gegës e ka kthyer në rutinë marrjen e përvitshme të këtij fondi nga bashkia.

Kështu, në vitin 2021, Gega e mori këtë tender pa garë, por në atë kohë oferta e tij kishte brenda një fitim të garantuar prej 5.5%, ndërsa vitin e fundit, fitimi i deklaruar është rreth 17 %.

Në vitin 2023, sërish ky tender u mor nga Gega. Sipas tabelës së mëposhtme, ky prokurim mori 70 milionë lekë (përfshirë TVSH).

Në vitin 2023, Gegës iu dhanë pa garë 4 602 000,00 lekë për të kontratën e furnizimit me naftë. E cila përfundonte në muajin qershor 2024. Pra, marrëdhënia e Gegës me Sefën është e gjatë e nisur nga paraardhësi Fatos Tushe dhe e vazhduar prej saj. Kujtojmë se Tushe u dënua për korrupsion me tenderat, pas hetimit nga SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimEriselda Sefanafte per makinenopen data albaniaPaulin gegared flagtenderzjarrefikese

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”

“SPAK po amniston Veliajn”, çfarë ndodhi në protestën e 18-të para bashkisë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit
Kosovë & Rajon

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Kosova përballet me rrezikun e një krize...

Lexo më shumë
“One Albania” nën akuzë për mashtrim sistematik dhe zhvatje ndaj partnerëve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

12:39 - 22/04/26
Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

12:16 - 22/04/26
Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com