GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Kodi zgjedhor/ “I ndanë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët”, Basha kundër dakordësisë

në Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kodi zgjedhor/ “I ndanë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët”, Basha kundër dakordësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha mblodhi sot harkun opozitar euro atlantik ku hodhi akuza të forta ndaj Berishës dhe Ramën për pazarin e rradhës sa i përket Kodit të Ri zgjedhor të dakordësuar mbrëmë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shumë po ndërgjegjësohen se ata që thonë kapeni hajdutin, janë hajdutët e vërtetë. Ata që na kanë akuzuar si bashkëpunëtor, janë jo vetëm ortakë në kulla, jo vetëm në oligarkë, jo vetëm në media, por tashmë edhe ortakë për të shkrirë në një PS dhe Rithemelimin, në pikën fillestare të big bangut të Katovicës, para se Ramiz Alia të ndante këtej spiunët e sigurimit, këtej oficerët e sigurimit. Nuk mban uji pilafi për ta. Vazhdonin teatrin opozitar, pasuri të vëna në kurriz të shqiptarëve.

Për ta zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë për të vendosur si do jetë Shqipëria, për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Janë oportunitet për mburojë politike kundër SPAK, kundër përpjekjes mbarë kombëtare me ndihmë euroatlantike.

Teatër opozita digjte kartona, hapte tymuese. Vëmendjen e opozitës e kishte brenda opozitës, për të marrë tituj si proteksion ndaj drejtësisë. Për të marrë karrige nga ata që janë ulur pa asnjë meritë.

Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet. Nga njëra anë të korruptuarit e PS, nga ana tjetër këta që kanë shitur kauzat e PD. Shumë të tjerë në hetim nga SPAK, kanë vjedhur votat e demokratëve. Janë arrestuar, dënuar, për vjedhje me tendera, vjedhje votash. Të gjithë zyrtarët e Edi Ramës të liruar me votat e Berishës dhe ndjekësve. Ndërkohë mbahen brenda protestuesit tanë që dolën kundër korrupsionit të Edi Ramës. Kjo ishte pjesa e parë e pazarit më keq se pazarit.

Shikoni sot nga Sali Berisha tek i fundit, kanë futur kokat poshtë tavolinës. Flasin përralla për qeveri teknike, kur ndoshta janë në qeveri teknike, pasi Rama dhe Veliaj nuk marrin vendime pa u konsultuar me Berishën. Askush nuk i del për zot pazarit të mbrëmshëm.

Ajo që po bëjnë nuk ka asnjë motiv përveç interesit të tyre personal. Këto njerëz që kanë humbur çdo moral për të dalë para zgjedhësve të 2021. Këta bënë pazar, që në mënyrë flagrantë dhe korruptive të merrnin vendimin e 11 qershorit. Kanë marrë vendim që ti ndajnë listat e deputetëve në biznes për vete, klas dhe karroceri për të tjerët. Të sigurojnë një vend për veten e tyre, se e dinë se nuk i voton as shtëpia e tyre. Kurrë më parë kjo Shqipëri është gjetur në dorë të një grupi kaq të vogël.

gijotina.com/

Etiketa: kodi zgjedhorLulzim Basha

Lajme të lidhura

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku
Breaking Views

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

20:50 - 07/06/26
Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!
Breaking Views

Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

20:39 - 07/06/26
“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë
Breaking Views

“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

20:23 - 07/06/26
Para
Rindizet zjarri tek fusha e mbetjeve, Vlora mbulohet nga tymi i plehrave/ Ankohen banorët: Po sëmuremi…

Rindizet zjarri tek fusha e mbetjeve, Vlora mbulohet nga tymi i plehrave/ Ankohen banorët: Po sëmuremi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku
Breaking Views

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

20:50 - 07/06/26

Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një...

Lexo më shumë
Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

20:39 - 07/06/26
“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

20:23 - 07/06/26
“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë

19:58 - 07/06/26
“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

19:49 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş