Qeveria shqiptarë po derdh miliona lekë për një studio ligjore e cila mbron interesat e Shqipërisë në çështjet e Arbitrazhit. Kujtojmë se në korrik këtij viti qeveria bëri kërkesë për 4 studio të reja ligjore që të do ndihmonin Shqipërinë në Arbitrazh dhe njëra prej tyre punon për të mbrojtur Shqipërinë kundër një vendimi arbitrazhi shoqëruar me sekuestro ndaj “Albcontrol sha” në Belgjikë.
Bëhet fjalë për studion ligjor “CMS DeBacker LLP”, e cila në disa muaj ka marrë miliona lekë për të çliruar pronat që i janë sekuestruar Albcontrol jashtë vendit. Vetëm në një muaj kjo studio ka marrë më shumë se 3 milionë lekë për këtë çështje dhe këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Open Data Albania, përmes informacioneve për transaksionet e thesarit të bëra nga qeveria në llogari të kësaj çështjeje, më konkretisht në llogari të marrëveshjes me studion ligjore ne fjalë.
Sipas këtyre të dhënave, vetëm me datë 21 maj qeveria ka kaluar në llogari të studios “CMS DeBacker LLP” 3,741,132 lekë përmes “RAIFFEISEN BANK SH.A”. Ndërkohë në muajin qershor i është kaluar një tjetër transaksion kësaj studioje me vlerë 4,970,360 lekë. Ndërsa me 10 dhjetor në llogarinë e studios janë shtuar 3,681,183 lekë, të cilat janë marrë nga thesari i shtetit.
Nuk dihet sa do të rrtiet vlera e pagesës në muajt e ardhshëm, pro ajo që bie në sy është se vetëm në kaq pak kohë qeveria ka shpenzuar plot 12,392,675.00 lekë për të mbrojtur pasuritë e Albcontroll jashtë vendit. Mister mbetet kush është Pala që ka sekuestruar llogari të shoqërisë shtetërore Albcontrol në Belgjikë dhe sa raste të tilla të sekuestrimit të llogarive jashtë vendit janë shënuar.
Kujtojmë se në prill të këtij viti punonjësit e Albcontrol dolën në grevë, për shkak se iu ishin ulur rrogat. Por, të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër. Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.
Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet. Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.
Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.
Discussion about this post