Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e radhës të Serie A, ku Interi ka siguruar një fitore minimale përballë Torinos në “San Siro”.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 30-të nga Dumfries, ndërsa të besuarit e Spallettit e mbyllin këtë pjesë të kampionatit si “Kampionë Dimri”.
Ndërkohë, Roma është ndalur në një barazim 1-1 përballë Sampdorias. Goli për ekipin e Jose Mourinhos u shënua në minutën e 72-të nga Shomurodov, ndërsa për miqtë barazoi Gabbiadini.
Në këtë ndeshje mbrojtësi Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë, ndërsa me barazimin Roma e mbyll vitin në vendin e gjashtë të renditjes me 32 pikë.
Në ndeshjen tjetër Fiorentina barazoi 1-1 me Veronën. Goli për Fiorentinën u shënua nga Lasagna, ndërsa për Veronën shënoi Castrovilli.
Në orën 20:45 luhen edhe dy sfidat e radhës. Milani përballet me Empolin, ndërsa Napoli pret Spezian.
Discussion about this post