GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sulmon deputetët e tij: Dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sulmon deputetët e tij: Dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kongresin e PS ka sulmuar ashpër deputetët e partisë që ai drejton.

I pakënaqur me disa prej deputetëve të vet, Rama u kërkoi ndjesë votuesve, pasi siç u shpreh disa prej tyre, kujtohen për elektoratin vetëm për zgjedhje, apo u bien dyerve në zyrat e shtetit vetëm kur kanë nevojë për të zgjidhur hallet e veta, apo të familjarëve të tyre

“Jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave kuvendore dhe as nuk nis e mbaron në mbledhjet e komisionit. Karrigia e kuvendit është për t’u ulur për vendimmarrjen por detyra e deputetit është më kilometrat te zgjedhësit, me grupet e interesit te anëtarësia, ku dora fjala urtësia e deputetit, janë kusht për shëndetin e mirë. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë asgjë veçse shembulli i komunikimit me njerëzit, që ka ambicie të zgjidhe problemet, të rritet të lartësohet në sytë e njerëzve, përmes punës që bën për vendin.

Kjo duhet të vlejë për këdo që ka nderin të jetë deputet i PS. Të jesh deputet i PS, është diçka që e konsideroj privilegj, të pakrahasueshëm më asgjë, të zgjidhesh deputet është një borxh që nuk lahet dot kurrë deri në fund. Kush më pyet ku e gjen gjithë këtë energji e durim, ua kthej me buzëqeshje, por nuk kam si rri asnjë orë rehat, derisa ata që ma kanë bërë këtë nder nuk rrinë rehat.

U kërkoj ndjesë sot, që deputet nuk janë por kanë investuar mundin e tyre që një grusht njerëzish të jenë këtu sot si deputetë. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh dhe nuk e kanë përmbushur ende as minimumin etik, të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë për detyrën për të cilën paguhen. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull për të më shoqëruar mua apo për një foto. Për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyra shteti për punët e tyre e të familjes së tyrë. Apo edhe ata që duken në foltore një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga Hëna, ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë. Ndjesë për disa që u është bërë ves me komente, apo të gjuajnë duke heshin gurin e fshehur dorën, po duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon. Ndjesë deputetëve që nuk u takojnë këto fjalë.

Pasi nuk janë të gjithë dembelë. Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët nuk do kishim arritur shumëçka, por kemi edhe deputetë që nuk mungojnë as kur duhet të ulen për vendime, apo duhet tu japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është një prej tyre. Kurrë asnjëherë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por ama s’e ka patur problem të më shkruajë as pas mesnate kur është kthyer nga një zonë e thellë ku ka bërë atje sa një qeveri për njerëzit.”, u shpreh ai.

 

Etiketa: deputeteKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”
Breaking Views

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!
Breaking Views

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Para
Rama nuk harron të thumbojë  Berishën: PD është kthyer në një çisternë të ndryshkur helmi

Rama nuk harron të thumbojë Berishën: PD është kthyer në një çisternë të ndryshkur helmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com