GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Ahmetaj: Altin Dumani është shprehur se e ka personale me mua, pasi i kam bërë karshillëk Ramës

21:51 - 29/07/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Ahmetaj: Altin Dumani është shprehur se e ka personale me mua, pasi i kam bërë karshillëk Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Zëvendëskryeministri i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, në një rrëfim ekskluziv për “Çim Peka Live” ka treguar sulmet personale të Altin Dumanit ndaj tij.

Arben Ahmetja tha gjatë bisedës me moderatorin Peka se kreu i SPAK flet nëpër koridore se e kam personale me Ahmetajn pasi ka dalë kundër Edi Ramës.

Biseda në studio:

Peka: Është shprehur Altin Dumani se, e ka personale me ju, pasi ju i keni bërë karshillëk kryeministrit?

Ahmetaj: Është shprehur, nuk e di unë se çfarë quan ai karshillëk. Ai është shprehur se e ka personale. Kë ka personale.

Peka: E keni njohur ju përpara.

Ahmetaj: Zero. Unë i sugjeroj si të dojë ai ta marrë, si qytetarë, si i kërkuar nga drejtësia e Ramës, si i arratisur, siç e përdorin, si të dojë. I sugjeroj që një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të ketë emocione, as negative, as pozitive ndaj një qytetari, një të investiguari, një të akuzuari, apo një të arrestuari. Si të duash ti. Jo nuk i lejohet. Po do ta mbajë personale me mua, unë i sugjeroj që jo. Po të dojë le ta mbajë, por i sugjeroj që jo, sepse është shkelje themelore e integritetit të punës së një pale në të gjithë strukturën e drejtësisë. Pse i them palë? Nuk është drejtësi SPAK-u. Duhet të ishin gjykatat.

Peka: Meqë këtu kemi një insert, nuk është drejtësia e SPAK, por duhet të jenë gjykatat. Këto e thoni ju, ndërkohë që drejtuesi i SPAK thotë që: afërmendsh gjykatat bëjnë çfarë vendosim ne. Është krejt i qartë drejtuesi i SPAK.

Ahmetaj: Në intervistën e parë, unë ju kam thënë ju dhe qytetarëve shqiptarë, se aty është përmbysur sistemi i drejtësisë. Praktikisht Edi Rama, nëpërmjet SPAK, ta kam thënë dhe ty dikur, të kam thënë Çim Peka, ky njeriu kontrollon makinerinë dhe makinerinë ua vë përballë njerëzve që nuk i do, armiqve të tij, armiqve të përkohshëm, të përhershëm, apo kujt i duhet për të pastruar rrugën. Ky ka kapur makinerinë, e kemi diskutuar herën e parë, gjithë procesi ndaj meje. Po ta vini re çfarë ka thënë Altin Dumani aty, është tmerrësisht interesante. Pse është interesante. Ka dy gjëra bashkë plus pastaj konsekuencat institucionale. E di për çfarë ka folur që afërmendsh vendosin gjykatat? Për atë pjesë që sipas tij, merr pafajësi. Pra, ky ka qëllimshëri jo drejtësinë, por 100% dënimin, ky ka qëllimshëri statistikën. Thyerje e integritetit të SPAK dhe të reformës në drejtësi. Nuk ka qenë ky aspirimi i reformës në drejtësi, të krijojë statistika. Nuk është reforma në drejtësi të mburret me emrin tim, e kemi ndaluar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. O ti djalë, a ke mundësi ti tregosh dhe Edi Ramës, Ulsi Manjës, të gjithë atyre që të kontrollojnë dhe qytetarëve shqiptarë, një letër cilin incenerator, për cilin incenerator më akuzon ti mua? Për Elbasanin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Për Fierin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë, për Tiranën, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Ti ke sajuar hetim pasuror duke më kthyer mua në një shënjestër dhe duke shkatërruar reformën në drejtësi. Më thoni ju të nderuar qytetarë, ndash ekonomist, avokat, jurist, gjyqtar, ministrat, kryeministrat, president, më thoni nëse në një vend normal demokratik, kryeprokurori do të thoshte atë që ka thënë ai; afërmendsh gjykata vendosin siç i kërkojmë ne. Çfarë do të ndodhte me atë. Kam një avokat këtu që ka qenë, shefi i antikrimit ekonomik në prokurorinë federale. Do të vijë në Shqipëri dhe si asistent i avokatëve të mi në Tiranë. Dhe ka bërë edhe ai një vëzhgim të dosjes. Më tha dy gjëra. Është shumë e çuditshme çfarë ndodh me këtë dosje. Unë nuk e di tha është qëllimshëri politike, apo tjetër. Por këtu nuk merret parasysh themeli i elementit të korrupsionit që është një klasifikim ndërkombëtar. E para. E dyta  mungon pra në këtë dosje. E dyta, si mund të flasë prokurori kështu. Ishte shkarkuar në atë sekondë nëse nuk do të kishte dhënë dorëheqjen. Tani përpos nga mediat e drejtuara nga Edi Rama dhe do ti zejë në gojë, një e nga një nuk e përmendën, si ka mundësi që KLP nuk bëri asnjë koment. Janë autoriteti që duhej të kontrollonte në bazë të strukturës që ka bërë reforma në drejtësi, që të kontrollonte këta, të pahetueshmit. KLGJ asnjë koment, dhoma e avokatëve asnjë koment. Më thoni në çfarë vendi normal, të dalë një njeri që është kryeprokurori dhe të thotë, afërmendsh gjykatat vendosin siç i kërkojmë ne. Rënie e një sistemi dhe në fakt, i foli e vërteta në subkoshiencë dhe unë di shumë fakte dhe ne kemi përsëri takim bashkë, se si është ushtruar presion mbi prokurorë, gjyqtarë për të arritur statistikisht ku duan këta, apo emocionalisht personale.

Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi…

Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim  kanë shkuar edhe … kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.

 

Etiketa: Arben AhmetajCim Peka

Lajme të lidhura

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Para
Të shtëna me armë në New York, vriten dy gra/ Publikohen momentet horror, njerëzit ulërijnë dhe vrapojnë të tmerruar

Të shtëna me armë në New York, vriten dy gra/ Publikohen momentet horror, njerëzit ulërijnë dhe vrapojnë të tmerruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com