GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Denoncime që meritojnë hetim

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ahmetaj: Dy janë zgjidhjet ose të bjerë koka e “Mbretit” ose…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Padyshim, deklarimet e publike të Ben Ahmetajt kanë vlerën e një denoncimi serioz. Ato janë denoncime dhe jo si ato “kallëzuesit popullorë” të cilëve ua shkruajnë kallëzimet të tjerët.

Denoncimet e Benit meritojnë hetime reale. Hetime jo kundërdeklarata relativizuese.

Të gjitha episodet në deklarim duhen hetuar:

– pronësia faktike e Erion Velisë tek Inceneratori i Tiranës,

– Ecoparku,

– AKSHI,

– Tuneli i Llogarasë,

– 10 miliard eurot e tenderave në infrastrukturë,

– 5 miliardët e Bashkisë Tiranë,

Dhe po, padyshim edhe “dhoma e shurrës” së zonjës Millonai. Edhe kjo meriton hetim të mirëfilltë sepse komprometon rëndë dhe shumë rëndë besimin tek drejtësia.

Nga ana tjetër, rasti Ahmetaj tregon edhe njëherë se nxitimi për të arrestuar pa bërë hetime, është gabim i rëndë.

Nëse SPAK do kishte zgjedhur të bashkëbisedonte me Ahmetajn apo qoftë edhe me Mërtirin ,të ballafaqonte faktet me deklarimet, të bënte kryqëzim thëniesh e kundërthëniesh, të verifikonte deklarime dhe të nxiste denoncues të tjerë të vinin në proces, të lidhte deponimet me fakte konkrete, të ndërtonte logjikën e integruar të kësaj çështje që nuk është 3 por 1 dhe me disa pjesëmarrës, do kishte patur më shumë sukses.

Do kishte gjetur vërtetë kush është ideatori i inceneratorëve, kush ishin ekzekutuesit e idesë, kush ishin përfituesit prej saj e kush ishin hallexhinjtë që kontribuuan për të ruajtur vendin e punës.

Pra SPAK do kishte një logjikë të plotë e të integruar dhe një hierarki personash përgjegjës, dhe jo kap e arresto ça të dalë para.

Nxitimi për të arrestuar pa bërë hetime të plota, pa eksploruar mundësinë e bërjes së ndonjë bashkëpunëtori të brendshëm, në thelb e dëmton hetimin. (Në fakt çështje të tilla kërkojnë gjithmonë. Një bashkëpunëtor nga brenda)…

Një hetim i dëmtuar nuk çon tek e vërteta. Mund të dënojë njerëz me sforco, por nuk zbulon të vërtetën dhe nuk parandalon të keqen.

Këtë e kam bindje, tashmë të faktuar me prova si rasti “Ahmetaj”.

Nga ana tjetër, episodet që denoncoi Ahmetaj dhe që kërkojnë hetim të thelluar, tregojnë se SPAK ende nuk ka hyrë në thelbin e të keqes. Fjala vjen 10 Miliardë Euro tendera në infrastrukturë nuk mbulohen as me një drejtoreshë që refuzoi të zbatonte porositë e paligjshme të ministres dhe përfundoi në ndjekje penale, as me pikturat që i gjetën në shtëpi një drejtori tjetër. 10 miliardë Euro duhet të çonin në ndjekje penale, nëse ka, ministër e lart. Se 10 miliardë janë çuar në një grusht shumë të vogël njerëzish. Kjo është evidente.

Ashtu siç fondet modeste të bashkisë Lushnje apo Bulqizë, nuk lajnë dot fytyrën e 5 miliardë eurove tendera të Bashkisë Tiranë, fytyrën e korruptuar të së cilës nuk e mbulon dot as çështja “5D”.

Nuk është punë drejtorësh kjo situatë, o njerëz! Nuk them se s’kanë përgjegjësi, por skema është ndërtuar për të siguruar jetëgjatësi në pushtet. Për këtë duhen para dhe, këto para do dalin nga kjo skemë e mbyllur korruptive. Vidh para e mbaj pushtet.

SPAK është konceptuar për të mëdhenjtë, jo për drejtorë e specialistë. Është konceptuar për të thyer skema korruptive, si kjo ku jemi zhytur, pra vidh para e mbaj pushtet!

Deklarimet e Ben Ahmetajt nuk mund të relativizohen me shprehjen “i kërkuar nga drejtësia”. Në fund të fundit deklarime të tilla nga këto persona dhe në kësi rrethesh bëhen. Shoqëritë dhe institucionet serioze i trajtojnë këto deklarime me seriozitet.

Në shoqërinë e lirë dhe institucionet demokratike nuk mund të ndëshkohet denoncuesi. Edhe kur ky i fundit është në hall. Kështu janë denoncimet, gjithmonë nga halli.

Dhe së fundi, të gjithë kemi pritshmëri të lartë se çdo thotë një ministër i financave të vendit më të korruptuar në rruzull. Por mosrealizimi i pritshmërieve që kemi nuk mund të na çojë në injorimin e atyre denoncimeve që ai bën.

Etiketa: Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Para
Itali, shqiptari kapet me 1 milionë euro kokainë në makinë

Itali, shqiptari kapet me 1 milionë euro kokainë në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com