GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritet konsumi, cilat janë produktet më të importuara

08:12 - 23/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet konsumi, cilat janë produktet më të importuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Importet e mallrave kryesore të akcizës nuk janë penguar nga çmimet e larta që ofruan tregjet ndërkombëtare këtë vit. Përkundrazi importi i mallrave kryesore të akcizës, naftës, kafesë dhe birrës shënoi rekorde historike që nga viti 1990 kur Shqipëria u hap me botën, ndërsa importi i cigareve i qëndroi normalitetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se importet e naftës kanë arritur ne 561 mijë tonë gjatë 11-mujorit me një rritje 17% në krahasim me vitin e kaluar në këtë periudhë. Gjithashtu, importet e karburanteve ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë në këto 30 vite. Në vitin 2021, importi hidrokarbureve ishte 43% më i lartë se mesatarja historike. Burimet nga tregu paguan se rritja u nxit nga kërkesa e lartë dhe nga mungesa e funksionimit të ARMO-s.

Në tregun ndërkombëtar një fuçi naftë kushtoi dje rreth 74 dollarë. Nga fillimi i vitit, kulmi arriti në muajin tetor ku një fuçi u shit me mbi 85 USD. Vlera më E ulët ishte në fillim të vitit në janar 2021 me rreth 45 USD për fuçi. Gjatë këtij viti, çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 184 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 36 lekë për litër, ose rreth 20%.

Importet e cigareve panë një rritje me te moderuar. Gjatë 11-mujorit 2021 ato arritën në 2648 tonë me një rritje 9% nga viti 2020. Me gjithë rritjen, importi i cigareve mbeti nën nivelin e para-krizës (2019) ku në të njëjtën periudhë u importuan 2736 tonë cigare. Importet e kafesë arritën gjithashtu rekord historik. Në 11-mujorin 2021 u importuan 8268 tonë, niveli më i lartë që nga viti 1990. Gjatë 2021, importet e kafesë u rritën me 11%, teksa në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën në nivele rekord.

Importet e birrës kishin rritjen më të fortë vjetore me mbi 23%, në krahasim me vitin 2020, duke thyer gjithashtu edhe rekordet historike të importit. Rritja e importeve të mallrave të akcizës në sasi dhe në vlerë është faktori kryesor në rritjen e të ardhurave buxhetore gjatë këtij viti. Në paketën fiskale të vitit 2022, qeveria miratoi një ligj që indekson akcizës ne vlerë fikse me nivelin e inflacionit. Nëse inflacioni mesatar në vitin 2022 do të rritet me 2.5% në këtë nivel do të rriten edhe akcizat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 46.6 miliardë lekë, 6.6 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se viti 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se plani i akcizës për 11-mujorin 2021. Si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, qytetarët paguajnë më shumë nga taksat që vilen në përqindje të çmimeve./Monitor

Etiketa: birraimportkafenafta

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Presidenti i Kroacisë viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Konjufucën

Presidenti i Kroacisë viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Konjufucën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com