GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi 12 mln euro, Pirro Vëngu kallëzohet në SPAK ditën e betimit si ministër

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 12 mln euro, Pirro Vëngu kallëzohet në SPAK ditën e betimit si ministër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e betimit si Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu kallëzohet në SPAK.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi i ka kërkuar sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Shkak për këtë kallëzim është bërë një procedurë tenderi e realizuar në muajin Korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë hollandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

Kjo kontratë, thotë PD, është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik. Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës Pirro Vëngu, thuhet në padi, rezulton se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cënuar haptazi interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat.

“Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”, thuhet në kërkesën e PD-së depozituar në SPAK.

Etiketa: Kryesore1PDPirro VenguSpaktender

Lajme të lidhura

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit
Aktualitet

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit

17:33 - 28/05/26
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut

14:38 - 28/05/26
Rruga e dëmtuar në Lazarat, një pjesë e aksit u shemb nga shirat e janarit, banorët: Na rrezikohet jeta çdo ditë
Aktualitet

Rruga e dëmtuar në Lazarat, një pjesë e aksit u shemb nga shirat e janarit, banorët: Na rrezikohet jeta çdo ditë

14:27 - 28/05/26
Para
Video/ Zbulohet lokali i prostitucionit në Lezhë, 6 të arrestuar, mes tyre 4 gra

Video/ Zbulohet lokali i prostitucionit në Lezhë, 6 të arrestuar, mes tyre 4 gra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit
Aktualitet

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit

17:33 - 28/05/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.\ Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Shefi i inteligjencës ruse: NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje

Shefi i inteligjencës ruse: NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje

15:31 - 28/05/26
Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria…

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria…

15:08 - 28/05/26
Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona

14:47 - 28/05/26
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut

14:38 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com