GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i Ermal Dredhës për hekurin e varrezave ‘fiton’ “Flamur të kuq” për abuzimin

15:07 - 31/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i Ermal Dredhës për hekurin e varrezave ‘fiton’ “Flamur të kuq” për abuzimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ermal Dredha ia gjen vendin çdo qindarke të arkës së bashkisë Vlorë. Në fund të fundit, tenderat për këtë punë janë! Këtë radhë, kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha po blen aq shumë hekur për varrezat e qytetit, sa duket sikur do ndërtojë ndonjë kullë. Bëhet fjalë për 14 800 kg hekur. Sa lekë kushton hekuri? Çmimi është i ngatërruar, sepse në tenderin për blerje malli është futur edhe puna e transportit të materialeve të ndërtimit.

Janë rreth 20 milionë lekë bashkë me TVSH, që prokurohen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike Vlorë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Blerje Hekur, Sektori i Varrezave’. Nuk përcaktohet se për cilat varreza do përdoret kjo sasi hekuri, por lihet të kuptohet se do të përdoret çdo muaj sipas një grafiku furnizimi.

 

Nga 4 oferta që janë dorëzuar për këtë garë, në fazën finale Komisioni i Dredhës kaloi vetëm propozimin e firmës “M U R A T I” edhe pse ishte më i shtrenjti. Dy ofertat më të lira të “EN – BJO” shpk me 10 milionë lekë dhe “APIS CONSTRUCTION” shpk me vlerë 12 milionë lekë u skualifikuan. Sipas formularit të shpalljes së fituesit, kompanitë e tjera nuk kanë paraqitur zërin e plotë të listës së çmimeve. Një kompanie tjetër i thanë se nuk kishte bërë furnizime të ngjashme.

 

Me pak fjalë i është shtruar rruga ofertës më të shtrenjtë. “M U R A T I” fitoi tenderin pa garë fare. Kështu, ato lekë që mund të kurseheshin firuan nëpër procedurat e tenderit të Dredhës.

Open Data Albania e vlerëson këtë prokurim  me “Flamur të kuq”, që tregon riskun e korrupsionit. Firma fituese me bazë në Bulqizë, në pronësi të Imer Muratit vitet e fundit ka përfituar rreth 50 kontrata të tilla publike, ku në pjesën dërrmuese është favorizuar përmes tenderave pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: “M U R A T I”ermal dredhaFlamur të Kuq

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj niset drejt Zvicrës, takohet me personalitetet e larta të botës

Skandali me mikrokreditë, Begaj letër Kuvendit: Ka dyshime se sistemet mbikëqyrëse s’kanë funksionuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com