GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me mikrokreditë, Begaj letër Kuvendit: Ka dyshime se sistemet mbikëqyrëse s’kanë funksionuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj niset drejt Zvicrës, takohet me personalitetet e larta të botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj i ka dërguar një letër kuvendit lidhur skandalin e mikrokrediteve, ku viktima të grabitjes janë bërë një numër i lartë individësh.

Presidenti u komunikoi sot komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet që vijnë pas komunikimit institucional dhe informimit nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë për hapat e ndërmarra prej tyre në përballimin e situatës.

“Sistemet mbikëqyrëse ligjore ngrihen për të mbrojtur, së pari, këto shtresa. Përhapja në një masë të madhe njerëzish dhe për një kohë relativisht të gjatë e kësaj skeme abuzimi ka krijuar hapësira për të hedhur dyshimin se sistemet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar apo që janë penguar me dashje të funksionojnë. Këto pretendime përbëjnë shqetësim të vërtetë dhe kërkojnë përgënjeshtrim bindës nga të gjitha institucionet kompetente. Unë kam ndjekur me vëmendje dhe e mbështes procedimin penal që ka nisur dhe po zbardh rolin e aktorëve të përfshirë dhe gjithë mekanizimin kriminal, por nuk mund të qëndroj pa konstatuar se përballë kemi një rast flagrant abuzimi, që ka qenë i shtrirë në një kohë relativisht të gjatë dhe, për më tepër, një vepër penale të kryer nga subjekte të cilat kanë qenë, për shkak të funksionit, nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore (kompanitë e mikrokreditit nën mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë, kurse përmbaruesit privatë nën mbikëqyrjen e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë dhe të Ministrisë së Drejtësisë)” .

Bashkë me shqetësimin për pasojat e rënda që kjo skemë abuzive ka ngarkuar në shpinën e një numri tejet të lartë qytetarësh, të cilët u përkasin shtresave vulnerabël dhe pa mjete mbrojtëse, Presidenti i Republikës sensibilizon për nevojën për një reagim të fortë, të bashkërenduar dhe efikas të të gjithë strukturave kompetente, për të dominuar jo vetëm këtë skemë abuzimi, por për të siguruar që të tilla ngjarje në të ardhmen të parandalohen në gjenezë.

“Ndjeshmëria publike ndaj abuzimit me administrimin e kredive me probleme është shumë e lartë dhe shqetësimi qytetar është legjitim. Çështja do të krijojë qetësi kur publiku të perceptojë se institucionet janë në sintoni të plotë me këtë shqetësim, kanë identifikuar dhe po punojnë për zgjidhjet e duhura. Qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve.

Kjo çështje nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme.

Kuvendi është adresa më e saktë dhe më kompetente për t’i dhënë fenomenit zgjidhjen e plotë, të suksesshme, përfundimtare e të pakthyeshme. Si President i Republikës, shpreh besimin se mesazhet e përfshira në këtë shkresë kanë për të marrë vëmendjen e duhur institucionale”.

Komisionet parlamentare disponojnë instrumenta të mjaftueshme ligjore për të mbikëqyrur reagimin institucional dhe për të udhëhequr procesin e përmirësimeve ligjore, thotë Begaj në letër.

Etiketa: Bajram Begajmikrokredite

Lajme të lidhura

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro
Aktualitet

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

13:49 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet
Aktualitet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Para
Aksioni i SPAK/ Kush është shefi i policisë i vënë në pranga

Aksioni i SPAK/ Kush është shefi i policisë i vënë në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje
Botë

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

Papa Leo ka reaguar ndaj përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës, duke...

Lexo më shumë
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com