GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i Belinda Ballukut firmos tenderin 741 milionë lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtori i Belinda Ballukut firmos tenderin 741 milionë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse prej dy muajsh vendi ynë është në pushtetin e  temperaturave të larta, banorët e fshatit Rreth Kale kujtojnë premtimin e vjetër që përsëritet sa herë ka zgjedhje, për ndërtimin e ujësjellësit. Ndërsa qytetarët shpresojnë të realizohet projekti, drejtori që ka caktuar Belinda Balluku, në krye të shoqërisë, Erger Kosiqi është i zënë me manipulimin e tenderit.

Prej shtatorit të vitit 2022 në kuadër të reformës së ujit, do të themelohej Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër. Zotërues të shoqërisë janë: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (me ministre Belinda Ballukun) që kontrollon 51% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket katër bashkitë e qarkut Dibër. Deri në muajin prill 2024, shoqëria u drejtua nga njeriu i besuar i Ballukut Mario Bakalli, që më parë kishte  drejtuar TASK FORCEN e Transportit.

Pasi i shkoi emri deri në qeveri për problemet me administrimin dhe transparencën, Bakalli u hoq nga kjo detyrë. Drejtori i ri që po firmos tenderat është Kosiqi. Ky u transferua në këtë detyrë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore Dibër, ku drejtonte prej disa vjetësh.

Më parë Kosiqi ka qenë kryetar i Njësisë Administrative Maqellarë, Dibër.

Firmën e tij mbajnë dokumentet për prokurimin me objekt ‘Furnizimi me ujë i fshatit Rreth Kale, Njësia Administrative Muhur’, për të cilin fondi limit është me vlerë 620 milionë lekë. Duke përfshirë TVSH, vlera e fondit limit shkon afro 741 milionë lekë.

Ky fond i madh duhet të shërbejë për shtrimin e tubave të ujit nga një pikë burimi tek fshati Rreth Kale, i cili ka vetëm 70 familje. Me një llogari të përafërt, tubat e ujit këtyre familjeve do iu kushtojnë më shumë se 10 milionë lekë secilës shtëpi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të verifikojë fondin limit, sepse duket që drejtori i Ballukut e ka fryrë sa ka mundur vlerën e investimit.

Këtu fillon dyshimi i parë mbi abuzimet e kryera nga komisioni i tenderit.

Ndërkohë shkeljet flagrante janë gjatë zhvillimit të procedurës. Në fakt, zyrtari i Ballukut ka patur mundësinë që të moderonte një garë të rregullt për këtë prokurim me kaq rendësi dhe me fond të madh. Por administratorit i vjen përshtat të shkelë rregullat. Kështu që nga 10 oferta, 9 prej tyre Kosiqi i kositi që në fazën e parë, për të lënë në “finale” vetëm propozimin e firmës “LIQENI VII” SHA, edhe pse ishte më i shtrenjti. Për ofertat më të lira, komisioni ka gjetur justifikime që t’i skualifikojë. Për shembull theksohet se kompanitë nuk kanë dorëzuar dokumente që vërtetojnë se kanë kryer punë të ngjashme apo nuk kanë dorëzuar mostra për materialet që do të përdoren.

Ne kemi cituar shpesh herë se ligji kërkon që AK të vërë në dijeni konkurrentët për këto mungesa, dhe jo t’i skualifikojë ato menjëherë nga gara.

Kështu, pas këtij favorizimi, kontratën e ka fituar “LIQENI VII” SHA e pronarit Ramazan Kalia, me bazë në Durrës.

Puna konsiston në vendosjen tubave të uji pasit, pasi burimi është gati, është shumë pranë fshatit dhe janë për t’u krijuar vetëm 70 linja furnizimi.

Bëhet fjalë për ujin e pijshëm, një nevojë jetike që duhej të ishte garantuar me kohë. Por, mënyra se si është zhvilluar tenderi krijon rezerva nëse do të zbatohet më tej projekti, në afat dhe më cilësi, pasi fshati duhet të paguajë një “taksë” të pallogaritur. Kështu, Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nga ana tjetër, administrimi i shoqërisë nga njerëzit e Ballukut nuk ka sjellë asnjë ndryshim, vetëm ka rritur humbjet e shkaktuara nga korrupsioni.

Grafiku më poshtë tregon situatën financiare të shoqërisë me humbje të konsiderueshme.

Nga fillimi i procesit të bashkimit të ujësjellësve që synonte rritjen e eficiencës së sektorit dhe përmirësimin e situatës financiare, Shoqëria Rajonale Ujësjellës – kanalizime Dibër ka dështuar në marrjen e ish-ujësjellësve të bashkive në dorëzim, administrim si dhe të miratojë çmimet e unifikuara në të gjithë territorin. Gjithashtu UKD rriti edhe më shumë numrin e të punësuarve në administratë dhe tenderimin e miliona eurove për disa projekte.

Kjo është pasqyra financiare e vitit e firmosur nga drejtori Kosiqi që tregon sërish thellimin e humbjeve. Me sa duket Erger Kosiqi është shpërblyer për qëndrimin luftarak të treguar gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Në atë kohë, Kosiqi u akuzua se nga makina e tij ishte shtënë me armë zjarri. Në atë kohë, zvëndëskryemnistrja Belinda Balluku ndiqte nga afër aksionin politik, sepse ishte drejtuese e PS-së për qarkun Dibër. Pra, në këtë zgjedhje u forcua miqësia e drejtorit me eksponenten e qeverisë, ndërsa produkti janë tendera si ky, me “Flamur të kuq”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Balluku

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Denoncimi i PD për produktet ushqimore, reagon AKU

Denoncimi i PD për produktet ushqimore, reagon AKU

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com