GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Amerikanët e liruar në shkëmbimin historik të të burgosurve rikthehen në Shtetet e Bashkuara

20:06 - 02/08/24
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Amerikanët e liruar në shkëmbimin historik të të burgosurve rikthehen në Shtetet e Bashkuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre amerikanë të burgosur padrejtësisht në Rusi, u rikthyen në tokën amerikane të enjten vonë.

Ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarët Alsu Kurmasheva e Evan Gershkovich u liruan nga burgjet ruse pas një marrëveshjeje historike mes Uashingtonit dhe Moskës për shkëmbimin e të burgosurve.

Marrëveshja mundësoi lirimin e 16 të burgosurve politikë në këmbim të tetë individëve që u kërkuan nga Kremlini.

Një moment i shumëpritur. Tre amerikanët e liruar të enjten nga burgjet ruse, mbërritën në bazën ushtarake “Andrews” pranë Uashingtonit.

Në pistë të rikthyerit u pritën nga Presidenti amerikan Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe familjarët e tyre.

Korrespondenti i gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, redaktorja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan u liruan falë një marrëveshjeje historike me angazhimin e disa aleatëve, për lirimin e 16 të burgosurve politikë që po mbaheshin në Rusi. Çmimi i tyre: tetë individë që Kremlini kishte kërkuar të ktheheshin.

Ish-marisni Whelan është amerikani që ka qëndruar më gjatë në burgjet ruse. I arrestuar në Moskë në vitin 2018, veterani po vuante një denim prej 16 vitesh burg. Ai dhe Shtetet e Bashkuara kanë mohuar akuzat për spiunazh kundër tij.

Zoti Whelan u tha gazetarëve se nuk po i besohej që më në fund po kthehej në shtëpi.

“Duke zbritur nga avioni, pashë presidentin, nënpresidenten… ishte një rikthim i mirë në shtëpi. Mezi pres të takoj familjen time, të marrë vetën nga pesë vite, shtatë muaj e pesë ditë absolutisht të pakuptimta nga qeveria ruse”, tha ish-marinsi amerikan.

Presidenti amerikan Joe Biden e përshëndeti marrëveshjen e cila tha se është rezultat i “diplomacisë dhe miqësisë”, ndërsa vlerësoi aleatët e Uashingtonit për siç u shpreh ai “vendimet e tyre të guximshme”.

“Shumë vende ndihmuan për ta arritur këtë. Ato bashkëpunuan në negociata të vështira me kërkesën time dhe unë personalisht i falënderoj të gjithë”, tha Presidenti Biden në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga familjarët e amerikanëve të liruar.

Redaksia e gazetës Wall Street Journal e priti me duartrokitje dhe brohoritje lajmin për lirimin e korrespondentit nga Moska Gershkovich, i cili qëndroi gati 500 ditë në burgjet ruse.

“Njeriu nuk e kupton ngarkesën deri pas lirimit të tij, sikur e ndjen çlirimin. Tani njerëzit e kuptojnë se sa të ngarkuar dhe të mërzitur ishin”, thotë Jason Conti, avokat i kompanisë Dow Jones e cila menaxhon gazetën Wall Street Journal.

Përjetime të ngjashme edhe në redaksinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë pas lirimit të gazetares Kurmasheva. Bashkëshorti i saj, i cili punon në këtë agjenci, foli për kalvarin e vuajtjeve të familjes.

“Për momentin jemi të mbingarkuar me emocione. Po mundohemi të mbledhim veten pas gjithë asaj që ndodhi sot. Ishim në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë pranë Presidentit Biden dhe dëgjuam zërin e Alsusë. Ishte diçka e veçantë. Por ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për ne”, tha ai.

Zonja Kurmasheva qëndroi në burgjet ruse për 10 muaj. Rusia e ka shpallur Radion Evropa e Lirë si “agjentë të huaj” dhe “të padëshiruar”.

“Është shumë rrezik për shumë gazetarë që punësojmë. Ata janë në vijën e parë duke rrezikuar jetën vazhdimisht”, thotë Diane Zeleny, shefe e zyrës për punë të jashtme në Radion Evropa e Lirë.

Analistët thonë se duke vënë në shënjestër kritikët dhe mediat, Moska po i pamundëson publikut rus qasjen tek burimet e pakta të lajmeve të pavarura.

Perëndimi liroi tetë individë të kërkuar nga Rusia. Në krye të listës së Moskës është Vadim Krasinov, një kolonel i shërbimit rus të sigurisë ‘FSB’, që po vuante një denim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e një disidenti në mërgim në një park në Berlin.

Qeveria gjermane tha se lirimi i tij nuk ishte një vendim i lehtë. Të burgosur tjerë rusë të liruar në shkëmbim ishin edhe Romand Seleznev, i dënuar në Shtetet e Bashkuara për krime kibernetike dhe familja ruse Dultsevs e shpallur fajtore nga një gjykatë sllovene mbi akuzat se ishin prezantuar si argjentinas me qëllime spiunazhi.

Etiketa: shkembim te burgosurish

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, vdes gruaja (Emri)

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com