Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në kryeqytet. Sipas news 24 i plagosur ka mbetur një 20-vjeçar.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaqet e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.