GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Proces zgjedhor absurd”/ Dule: Kandidati i PS ka hyrë në zgjedhje me 1000 vota plus

15:25 - 04/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Proces zgjedhor absurd”/ Dule: Kandidati i PS ka hyrë në zgjedhje me 1000 vota plus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, e konsideron si procesin më absurd të mundshëm, mbajtjen e zgjedhjeve për kryebashkiak të HImarës. Dule tha se nesër Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë, njëri Fredi Beleri, të cilit nuk iu ndërpre mandati ligjërisht dhe sipas procedurave, ndërkohë që kemi edhe fituesin e procesit të sotëm.

Dule solli në vëmendje se ende nuk kemi një vendim të formës së prerë lidhur me mandatin e Fredi Belerit, pasi në KAS ende nuk është shqyrtuar ankimimi i PBDNJ-së, ndërsa në Gjykatën Administrative është depozituar ankimimi lidhur me dekretin e Presidentit, që caktoi 4 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kreu i PBDNJ tha se janë 93 zgjedhës që kanë transferuar gjendjen civile përtej afateve ligjore. “Janë shkelje fragrante, që janë kallëzuar në SPAK edhe nga kandidati Petro Gjikuria. Kandidati i PS-së ka pohuar me zë dhe figurë se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie, ndërkohë që në sirtarë e Kadastrës janë edhe mbi 600 të tjerë. Çfarë mund të presë më drejtësia për të vepruar”, tha Dule.

Në vijim ai tha se mbi 6 mijë zgjedhësve i mohohet e drejta e votës sepse kanë dokumente identifikimi të skaduara.

“Në bazë të të dhënave që ne kemi, janë rreth 600 zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe për shkak të dokumenteve të skaduara, nuk janë lejuar të votojnë”, tha Dule.

Duke iu referuar parregullsive, Dule tha se në këtë proces kandidati socialist ka hyrë me mbi 1 mijë zgjedhës në favor, duke krijuar kështu një garë aspak të drejtë, transparente dhe të ndershme.

“Nëse i referohemi numrit të personave të transferuar në Bashkinë e Himarës dhe atyre që po i mohohet e drejta e votës, kandidati socialist Vangjel Tavo, ka hyrë në këtë proces me plus 1 mijë vota”, tha Dule.

Sipas tij, në Himarë janë gjysma e qeverisë dhe e administratës civile, që po ushtrojnë presion ndaj votuesve.

“Është vënë re prania intensive e qytetarëve me precedentë penale, të shoqëruar nga Kryetarët e Bashkive të Konispolit dhe Vlorës”, tha Dule.

Ai tha se në Himarë do t’i bëhet autopsia e asaj që e quajti kufomën e procesit të lirë zgjedhor. “Po i bëjmë një shërbim demokracie dhe ndershmërie jo vetëm komunitetit të Himarës, por të gjithë shoqërisë”, tha Dule.

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Para
Vokshi denoncon: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet me ushqime, nuk asgjësohen 6,6 tonë mbetje të grumbulluara

Vokshi denoncon: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet me ushqime, nuk asgjësohen 6,6 tonë mbetje të grumbulluara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Akti...

Lexo më shumë
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com