GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video – Lëvizte me pistoletë në Lushnje, në banesë i gjendet arsenal armësh

10:18 - 05/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Video – Lëvizte me pistoletë në Lushnje, në banesë i gjendet arsenal armësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 60-vjeçar që lëvizte i armatosur me armë zjarri në qytetin e Lushnjës, ka përfunduar në pranga këtë të hënë. Uniformat blu bëjnë me dije se personit të arrestuar në momentin e ndalimit i është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje.

Më pas gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit është sekuestruar një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak dhe radio të ngjashme me ato të policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit “Guns”, për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: -A. M., 60 vjeç, banues në fshatin Mërtish.  Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi 1 armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, dhe krehër të mbushur, 1 armë gjahu pa leje, municion luftarak, dhe një gjerdan arme gjahu me fishekë.  Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu pa leje, gjerdanë arme gjahu, municion luftarak, dylbi, dhe radio të ngjashme me ato të Policisë”, njoftoi policia.

Penalisht është proceduar edhe i biri i 60-vjeçarit, i cili ndodhej në automjet në momentin e arrestimit të të atit së bashku me një shtetas 59-vjeçar.

“Gjithashtu për këtë rast u proceduan penalisht shtetasit: Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë.  Këta shtetas në momentin e kontrollit të automjetit, ishin pasagjerë dhe nga kontrolli i banesës së tyre u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje”, shtuan të njëjtat burime.

60-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, ndërsa djali i tij dhe 59-vjeçari që e shoqëronte akuzohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Etiketa: ArmeArmembajtje pa lejeLushnjë

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Presidentja e Kosovës do i drejtohet nesër PE-së

Pas incidentit me Osmanin, Albin Kurti udhëton drejt Shkupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com