GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

TikTok ‘çmendet’ pas “orizempic”, por a funksionon vërtet për të humbur peshë?

në Kuriozitete, Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
TikTok ‘çmendet’ pas “orizempic”, por a funksionon vërtet për të humbur peshë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rrjetet sociale mund të keni parë një mori trukesh për të humbur peshë. Ndër më të fundit është një pije e bërë në shtëpi e quajtur “orizempic” që përgatitet duke lënë në ujë orizin e pazier, më pas kullohet dhe konsumohet uji i mbetur duke i shtuar pak limon.

Mendohet se ky ujë mund të të bëjë të humbasësh peshë duke krijuar ndjesinë e ngopjes, në mënyrë të ngjashme me medikamentin e njohur Ozempic ndaj ka marrë dhe emrin.

Por sipas studimeve, kjo pije nuk ka efektin magjik.

Sipas TikTok-ut, përzierja duhet pirë një herë në ditë, esëll. Ideja është që sa më gjatë ta konsumosh orizempic-un, aq më shumë peshë humb. Madje disa kanë thënë se mund të humbasësh 27 kilogramë në dy muaj.

Sipas përkrahësve  të saj, humbja e peshës ndodh për shkak të niseshtesë rezistente të orizit. Kjo është një fibër dietike (gjithashtu klasifikohet edhe si probiotik). Nuk ka asnjë provë bindëse se krijon ndjesinë e ngopjes për më gjatë, por ka disa efekte pozitive në shëndet.

Sipas studimeve, konsumimi i niseshtesë rezistente mund të rregullojë sheqerin në gjak, të ndihmojë humbjen në peshë dhe të përmirësojë shëndetin e zorrëve. Kërkimet kanë treguar se mund të reduktojë rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Niseshteja rezistente gjendet në shumë ushqime. Këtu përfshihen fasulet, thjerrëzat, drithërat (sidomos tëshëra, bullguri, orizi kaf), bananet (ende  të papjekura ose të gjelbra), patatet, arrat dhe farat (chia, lini dhe bajame).

Nëse i referohemi trendit, gjysmë gote oriz përmban 0.6 gramë niseshte rezistente. Për efekte optimale, rekomandohen 15-20 gramë. Me gjasë, në ujin e orizit ka më pak se 0.6  gramë sepse nuk konsumohet i gjithë produkti.

Edhe pse shumë njerëz e rekomandojnë, nuk ka prova që tregojnë se “orizempic” është zgjidhja për humbjen në peshë. Ndonëse pija mund të jetë hidratuese për shkak të ujit dhe ka përmbajtje niseshteje, konsumimi i ushqimeve që e përmbajnë përbërësin në formë të plotë, ka më shumë përfitime shëndetësore.

Etiketa: orizempictiktok

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Para
Kamala Harris zgjedh kandidatin për zëvendëspresident

Kamala Harris zgjedh kandidatin për zëvendëspresident

Discussion about this post

TË FUNDIT

E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme
Breaking Views

E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

07:31 - 13/09/26

Dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Reshje të dobëta deri mesatare do të mbizotërojnë në pjesën...

Lexo më shumë
Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com