GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe e lë QSUT-në në duart e Ferdinant Caushit, i fal 1.2 milionë euro për mirëmbajtjen

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Blendi Gonxhe e lë QSUT-në në duart e Ferdinant Caushit, i fal 1.2 milionë euro për mirëmbajtjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi i mirëmbajtjes së Godinës së Spitalit ‘Nënë Tereza’ është goditja e radhës e Blendi Gonxhes. Ky është skandal që mban vulën përfundimtare nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara në varësi të ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe.

Veprimi do t’u kushtojë taksapaguesve 1.2 milionë euro dhe gjithçka është bërë përmes tenderit me objekt “Shërbim mirëmbajtje objekti ndërtimor për Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”  Burimi i financimit, sipas dokumenteve të tenderit, është buxheti i shtetit.

Sipas preventivit do të ndërhyhet me izolim çatie, apo risovatime në ato godina ku ka nevojë, por pa përcaktuar specifikisht se cila ka këtë nevojë për ndërhyrje dhe çfarë punimesh do të bëhen në secilën godinë. Megjithatë komisioni i tenderit ka pasur në dorë një tabelë preventivi që justifikon në letër shpenzimet për dy vjet.

Gjithsesi sipas llogarive të drejtoreshës së QSUT, Alma Cani, që i janë dërguar Operatorit në varësi të Gonxhes, mirëmbajta e godinave do të kushtojë 1.2 milionë euro.

Me këto metoda dhe mungese qartësie krijohen hapësira për abuzime, sepse do merret një fond i madh nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë pas shqyrtimit të dokumenteve, shohim që abuzimi është më thellë se kaq! Kjo kontratë 1.2 milionë euro po i dhurohet biznesmenit Ferdinand Çaushi. Gjatë procedurës janë dorëzuar 10 oferta me vlera të ndryshme për këtë prokurim, por prej kompanive janë skualifikuar nga gara në fazën e parë të prokurimit me argumentin se nuk kanë paraqitur dëshmi që disponojnë punëtor të kualifikuar, apo kamionë për transportin e inerteve.

Mes këtyre firmave është skualifikuar edhe R & T” sh.p.k. & “Inteligent Building Solution” , e cila kishte ofertën më ekonomike, 73,644,891 lekë.

E megjithatë kompania u skualifikua pasi nuk kishte paraqitur dokumentet që vërtetojë se ka “punonjës për shërbimin e shëndetit dhe sigurisë në punë”.

Këto janë kritere të nevojshme sidomos për punë të tilla, por komisioni i tenderit mund ta kishte bërë një komunikim  dhe të plotësohej mangësia. Sepse në këtë mënyrë mund të kursehej fondi limit me të paktën 500 milionë lekë.

Në fazën e fundit, vetëm një zarf me ofertë mbeti mbi tavolinën e administratores së OBP, Arlinda Pogaj, që jep llogari drejtpërsëdrejti tek ministri Blendi Gonxhe. Kështu, kaloi vetëm oferta e ”INA” SHPK, e cila nuk pati asnjë konkurrent përballë edhe e përfitoi kontratën pa garë.

Për këtë shkelje, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit për këtë kontratë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimalma caniBledi Gonxhjafredinand caushiQSUTtedner red flag

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Aplikimet për universitete/ Nga 20 mijë maturantë, gjysma kërkojnë mjekësi dhe IT

Aplikimet për universitete/ Nga 20 mijë maturantë, gjysma kërkojnë mjekësi dhe IT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 39-vjeçarit shqiptar Luka Beqiraj në Spanjë, në zonën Orihuela Costa...

Lexo më shumë
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

11:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com