GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet në Himarë, Beleri ankim në KAS: Burrat e Himarës nuk janë gjunjëzuar ende

11:16 - 07/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hidhet shorti në Apelin e Posaçëm për çështjen “Beleri”, caktohen gjyqtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri kundërshton zgjedhjet e mbajtura më 4 gusht në Himarë dhe thotë se ligjërisht nuk ishte krijuar ende vakancë.

Beleri ka ankimuar në Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Ai shprehet se skandali i zgjedhjeve në Himare shkon përtej manipulimeve dhe vjedhjeve të zakonshme.

Sipas tij, ky skandal ka kapërcyer tashmë kufijtë e ligjit dhe ka përdhosur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

“Sipas nenit 133 të Kodit të Procedurës Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit të KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri në njoftimin e vendimit të ankimit. Ankimi është paraqitur përpara datës së zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk është marre nga KAS dhe rrjedhimisht as është njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ është i pezulluar, qysh përpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht”, shkruan Beleri në një reagim në rrjetet sociale.

“Në këto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk është ende i pavlefshëm ligjërisht sado e pabesueshme mund të tingëllojë dhe as sjell efekte vendimmarrja për ndërprerjen e parakohshme të këtij mandati. Ligjërisht nuk ka ende vakancë, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjetër kryetar bashkie. Ky precedent sa i pabesueshëm dhe aq antiligjor e antikushtetues është prova më e madhe që zgjedhje të lira nuk ka më dhe me këtë regjim, nuk ka shpresë të ndodhin”, shton ai.

“Një fazë e re e opozitarizmit duhet të ngjizet sa më shpejt… Mosbindje dhe përbuzje për hajdutët e votave. Lajmi i mirë i vetëm është që kalaja e Himarës, e Lukovës, e Nivicës dhe Dhërmiu nuk janë mposhtur akoma! Burrat e Himarës nuk janë gjunjëzuar ende”, përfundon Beleri.

Etiketa: fredi beleriKASzgjedhjet ne Himare 2024

Lajme të lidhura

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Aktualitet

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26
Para
Gjykata e Posaçme ndryshon masën, lirohet nga burgu Erzen Breçani

SPAK dërgon për gjykim Erzen Breçanit dhe të akuzuarit e tjerë, lidhjet me Nuredin Dumanin - Hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26

Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit...

Lexo më shumë
Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com