Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit që ditën e enjte në orën 11:00, të gjithë të dalin në protestë përpara bashkisë Tiranë.
‘Të gjithë së bashku ditën e enjte në ora 11:00 te bashkia. Erion Veliaj, fundi yt është shtylla e turpit’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Dje për të disatën herë, zonja Vokshi denoncoi ish-kunatën e Edi Ramës, tani kunata e Bledi Çuçit, e cila në një akt mizor 1 milion euro ilaçe të skaduara që përdoren për sëmundje malinje të fëmijëve, i ka detyruar të ndryshojnë datën e skadencës dhe të futen në sistem.
Ky është krim kundër njerëzimit Edi Rama dhe kryhet nga gjysëmfamiljarët e tu.
Ky është krim kundër njerëzimit!
Si mund t’ua bësh fëmijëve shqiptarë një pabesi të tillë të tmerrshme?
Si mund t’u servirësh atyre ilaçin e skaduar për ilaç aktiv?
Po ju të cilësoheni kriminel e keni pak, gjuha duhet të ketë një fjalë tjetër më të rëndë se kaq. Këto janë krime kundër njerëzimit.
U ndala tek këta papagaj të mandateve të vjedhura sepse për çdo shqiptar që do që vota e tij të shprehë vullnetin e tij të lirë, të numërohet siç përcakton Kushtetuta, këta përpiqen të justifikojnë, përpiqen të përligjin rrëmbimin e mandateve mbi dhunimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve.
Përpiqen këta horra që kanë nacionalizmin si strofull të fundit, nuk kanë dinjitet as liri, janë mercenarë të gatshëm për çdo mision të padronit të tyre.
Vangjel, e vura re se kishe shprehur gëzim.
Mendohu mirë, më mirë dorëzoje atë mandat se ke kryer një akt që do hyjë në histori.
Himara nuk të votoi, lexo rezultatin.
Mandatin e grabite me Edi Ramën, e grabite për pronat e Edi Ramës dhe të mafies së Edi Ramës.
E grabite sepse Edi Rama me klanin e tij mafioz po rrëmben aty 224 mijë metra katrorë tokë në zonën më panoramike, në zonën më turistike të bregut, me të cilën e lidh vetëm vjedhja, vjedhja, vjedhja.
Miqtë e mi, në Gjipe, Edi Rama ka bërë pronar edhe vampiren Vilma Nushi, gruan e kushëririt.
Tani kuptohet vjedhja e përbashkët.
Shqiptarët duhet ta dinë se kjo grua e pamëshirë, që me plaçkitjen e saj çon në botën tjetër qindra e mijëra shqiptarë të pamjekuar, duhet ta dinë se pas të gjitha zvogëlimeve është detyruar të shpallë një fitim me check-upin prej 75 përqind.
Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama ndan me gruan e kushëririt të tij për në Gjipe.
Ajo ka marrë 90 milionë euro gjer sot me check-upin.
Ndërsa pak para kësaj proteste, një gazetar i shquar, një publicist, një intelektual më njoftonte se ai shkoi në farmaci të marrë ilaçin, por farmacistja i tha se ky ilaç është hequr nga rimbursimi, se Edi Rama ka ndryshuar listën e rimbursimit.
Dhe se ky ilaç tani vjen nga Turqia dhe mjekimi yt për një muaj tani kushton 60 mijë lekë.
Imagjinoni miq, të heqësh dhe rimbursimin dhe t’i japësh Vilma Nushit 90 milionë euro, po a ka krim më të shëmtuar?
Të dashur miq, Himara është dëshmia tjetër më e shëmtuar, më kriminale e dhunimit, e rrëmbimit të mandatit.
Kam ndjekur këto ditë reagimet, lëpirësit e regjimit, armiq njëlloj si qeveritarë të votës së lirë.
Kripto-avoketerët e mandateve të vjedhura, që ngazëllehen me suksesin e Edi Ramës për vjedhjen e mandateve, përsëri në kor mjeranësh për zgjedhjet e Himarës.
Para se të shprehem, dua t’u them vetëm dy pyetje.
Në një bashki të vogël, në të cilën përjashtohen më shumë se një e treta e zgjedhësve, të cilët po me karta identiteti të skaduar në maj të vitit 2023 votuan për kandidatin që donin, çfarë mendoni ju se zgjedhje janë këto kur përzgjedh, kur studion dhe shqyrton listën dhe gjen se vota e tyre do përmbysë rezultatin tënd.
Unë u them këtyre lakejve të mandateve të vjedhura, të skuqen shërbëtorët e Edi Ramës që përpiqen të përligjin një proces antidemokratik, antikushtetues.
Një proces në të cilin më shumë se një të tretës së zgjedhësve iu mohua e drejta kushtetuese e votës si asnjëherë në 32 vite.
U them këtyre lakejve dhe këtyre kripto-avoketërve të mandateve të vjedhura, për çfarë rezultati bëni fjalë ju, kur mbi 350 qytetarë, pa asnjë lidhje me Himarën, që nuk kanë votuar kurrë në atë tokë, u importuan nga Dropulli dhe zona të tjera për të votuar për kukullën Tavo, i cili thoshte se kam marrë sot mijëra mesazhe.
O kukull mjerane, mund të kesh marrë mesazhe nga mafiozë, por nuk ke marrë votat e Himarës.
Vangjel Tavo, je pushtues i Himarës, nuk të votoi Himara.
Lexo rezultatin. Nuk të pranuan as për grek, as për shqiptar, por vetëm si mafioz.
Nuk u mashtruan as nga Edi Rama, as nga tuneli, as nga stër-tuneli.
Dhe unë u them prapë sonte, se nuk keni për të paguar asnjë qindarkë për atë tunel.
Do i paguajë të gjitha Edi Rama me vjedhësit e tij.
Përshëndetjet më të përzemërta qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, të kauzës së qytetarit, të çdo shqiptari.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së lirisë.
Por dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që guxojnë dhe protestojnë për interesat e tyre të drejta.
Të dashur miq, zhvillime tragjike ka pasur 24 orët e fundit në Venezuelë.
Diktatori Maduro, pasi rrëmbeu mandatin siç i rrëmben Edi Rama, urdhëroi forcat të shkrehin breshëri plumbash mbi heronjtë e votës së lirë.
Ndërsa studentët e Bangladeshit përzunë nga Daka Edi Ramën me fustan, figurën më të urryer të kombit, kryeministren Hasina.
Këto zhvillime duhet të jenë një mësim i madh për ne.
Duhet të jenë një mësim sepse me narkokryeministrin Edi Rama, me kryehajdutin e kombit, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ndaj dhe beteja duhet të bëhet përfundimtare, përpara zgjedhjeve.
Beteja jonë duhet të jetë e pandalshme gjer në krijimin e qeverisë teknike.
Qytetarë dhe qytetare, e enjtja është dita e qytetarëve, e revoltës qytetare te bashkia.
E enjtja është ditë frymëzimi, është ditë fitoreje.
Erion Veliaj, fundi yt është shtylla e turpit, do të varesh në sheshin Skënderbej në shtyllën e turpit të qytetit të Tiranës.
Bëj ç’të duash, por nuk ke shpëtim o kryehajdut i pashpirt.
Le të të mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, se edhe ai fatin tënd do ketë.
Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh.
Të gjithë së bashku ditën e enjte në ora 11:00 te bashkia.
Ftoj qytetarët shqiptarë kudo që janë.
Sot përshëndes fermerët që po ua përplasin zarzavatet në surrat deputetëve makutë, të korruptuar.
Ndaj dhe aty ku lind padrejtësia, ty lind zemërimi, revolta, protesta.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
gijotina.com/
Discussion about this post