GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Majlinda Bufi hedh 500 MLN lekë për riparimin e një fushe, kontratën ia jep pa garë Zani Zogës

14:02 - 08/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Majlinda Bufi hedh 500 MLN lekë për riparimin e një fushe, kontratën ia jep pa garë Zani Zogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Majlinda Bufi nuk shqetësohet për drejtësinë dhe ligjin, por vazhdon të shpërdorojë buxhetin e bashkisë Roskovec me tendera korruptivë. Kryetarja ka firmosur më 5 gusht 2024 një prokurim përmes të cilit ka nxjerrë nga arka e bashkisë 415 milionë lekë (pa TVSH). Duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar,  kontrata parashikohet të arrijë deri në 500 milionë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Kompleksi i terreneve sportive të hapura dhe të mbyllura në shkollën “5 Dëshmorët”, Suk 1”.

Sipas të dhënave të dokumenteve, do të bëhen rregullime të stolave të mureve përreth fushës që ndodhet në foto.

Pra fusha ekziston, ndërsa në cep të saj do të ndërtohet edhe një godine e vogël që do të shërbejë për ndërrime, apo për pushim për ata që përdorin fushën e sportit.

Nuk mjafton që fryhet fondi limit për një investim kaq të vogël, por Bufi e ka zhvilluar tenderin ne shkelje ligjore.

Për të risjellë në gjendje funksionale fushën e këtij fshati janë interesuar 8 kompani. Njëra prej tyre, “Shendelli” SHPK është ofruar ta bëjë punën me fond prej 292 milionë lekësh, një kursim prej 123 milionë lekësh.

Përse Bufi nuk e ka marrë në konsideratë këtë ofertë ekonomike? Verimet e saj shpjegohen vetëm paracaktimin e fituesit. Kryetarja e ka larguar nga gara këtë firmë, pas saj ka skualifikuar edhe 5 ofertat e tjera. Të gjitha kompanitë janë skualifikuar me argumentin se nuk kanë dorëzuar vërtetimin për disponim të një inxhinieri. Epo nëse të gjitha ofertat ekonomike kishin këtë mangësi, Bufi duhej t’i vinte në dijeni ose ta unlonte tenderin.

Si përfundim, Bufi ia dha kontratën në tavolinë të vetmes firmë që mbeti në finale, ”2Z KONSTRUKSION” SHPK, në pronësi të Zani Zogës.

Open Data Albania e vlerëson si procedurë me shkelje ligjore dhe i ka vendosur “Flamurin e kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se emri i kësaj kompanie u skedua për korrupsion në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e skandalit të tenderit në Ministrinë e Shëndetësisë për qendrat e shëndetëore.

Në këtë çështje ishin përfshirë Joana Duro, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Laura Shteto, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”;  Vladimir Topi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe Silvi Shehi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetasja Laura Sheto.

Tenderi për të cilin hetoi SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik. Fitues është shpallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH.

Ndërsa kryetarja e bashkisë Rroskovec, Majlinda bufi e ka mësuar derën e SPAK, sepse për të janë bërë disa kallëzime. Kështu, banorët e fshatit Suk, ku ndodhet edhe fusha që po rregullohet, e kanë në kallëzuar Bufin për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”. Ata pretendojnë se kryebashkiakia dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë synojnë të lejojnë ndërtimin e një termocentrali me gaz duke rrezikuar shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimafereenderfushe sportimajlinda bufired flagSuk 1

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Ngrënia në orët e vona, jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Raporti i INSTAT: Çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com