Nga burgu në Francë kishte arritur të përndiqte online të paktën 62 persona. Krimi Kibernetik ka arritur të zbulojë tmerrin e përndjekjeve online dhe të dokumentojë me dhjetra raste të përndjekjeve online.
Bëhet fjalë për Fabjan Dodaj, 34 vjeç i cili po vuan dënimin në një burg. Burime bëjnë me dije se kanë qenë disa qytetare që kanë bërë kallëzim. Pas hetimeve ka rezultuar se Fabjan Dodaj është autori i këtyre përndjekjeve dhe ndaj tij janë ngritur disa akuza si falsifikim kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompkuterike, përndjekje etj. Ndërkohë ai po vuan dënimin në një burg të Francës i dënuar për komplot kriminal, vjedhje etj.
“Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.
Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale, informoi sot policia e Tiranës.
Përndjekja
Përmes impulseve dhe qelizave kompjuterike të cilat pulsonin nga burgu në Francë u bë identifikimi. Menjëherë pas kësaj efektivët lajmëruan autoritetet franceze, të cilët ushtruan kontroll në qelinë e të riut ku iu gjetë një celular. Fabjan Dodaj krijonte profile të rreme duke marrë fotografitë të vajzave të ndryshme dhe i denigronte në rrjetet sociale. Pas kësaj ai i shantazhonte duke i kërkuar foto dhe video intime.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij, vijon policia.
Discussion about this post