GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me tenderimin e Tunelit të Llogarasë, konfirmohen akuzat e Ahmetaj

10:36 - 10/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të ardhurat e kompanisë turke e cila fitoi mes procedurash të dyshimta tenderin për ndërtimin e tunelit të llogarasë, kanë konfirmuar akuzat e ngritura nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, e cili në emisionin Çim Peka Live e cilësoi këtë tunel si aferë të pastër korruptive.

Të dhënat nga bilanci i kompanisë tregojnë se vetëm në vitin 2023, kompania turke raportoi fitime prej 12 milion eurosh, megjithëse nuk ishte angazhuar fare në ndërtimin e tunelit pasi punimet u kryen me nënkontraktor nga ana e kompanisë Gjoka Konstruksion. Pas deklaratave të Ahmetajt Syri TV siguroi provat e takimit në Ankara të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me përfaqësuesit e kompanisë turke dhe pak javë pas takimit ata u shpallën fitues të tenderit të dytë megjithëse ofruan 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka.

Kompania turke INTEKAR ASL, që fitoi mes procedurash të dyshimta garën për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, raportoi fitime prej 12 milionë eurosh vetëm për vitin 2023.

Të dhënat nga bilanci i kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat janë siguruar nga Syri Televizion, tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e kompanisë, që ishin pagesa nga buxheti i shtetit, arritën në rreth 70 milion euro, teksa norma e fitimit të kompanisë rezultoi 17,3% gati sa dyfishi i normës mesatare të fitimit që gjeneroi ekonomia shqiptare për vitin 2022.

Kompania turke siguroi norma të larta fitimi pa u angazhuar në ndërtimin e tunelit, pasi punimet u realizuan me nënkontraktor, nga kompania Gjoka Konstruksion, e cila ka marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e objektit, duke ofruar ofertë shumë më të ulët se kompania turke, por që ishte skualifikuar.

Këto të dhëna konfirmojnë akuzat e ngritura nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, i cili e cilësoi tunelin e llogarasë aferë të pastër korruptive. Ahmetaj deklaroi se kompania turke u shpall fituese pavarësisht se kishte ofruar 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka Konstruksion.

Pas deklaratave të Ahmetaj Syri TV arriti të sigurojë provat e takimit në Ankara, ku u finalizua edhe kjo aferë. Siç e shihni edhe nga fotot në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj. Syri TV mësoi se ky takim u zhvillua pak para se të anulohej tenderi i parë dhe të çelej tenderi i dyti për ti dhënë kompanisë turke këtë fond. Pak javë pas këtij takimi, kompania turke do të rezultonte fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit.

Këtu afera thellohet edhe më tej, pasi kompania turke, nuk sjell asnjë mjet apo punonjës në Shqipëri dhe për ndërtimin e tunelit merr si nënkontrakton kompaninë Gjoka, e cila më herët kishte ofruar 50 milionë euro më pak për ndërtimin e të njëjtës vepër. Pra në të gjithë këtë operacion, miqtë turq të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut marrin 50 milionë euro pas takimit në Ankara, ndërsa punimet kryhen nga kompania Gjoka, e cila nëse nuk do ishte skualifikuar në tenderat e parë do i kishte kursyer taksapaguesve shqiptarë 50 milionë euro.

Referuar të dhënave zyrtare gjatë periudhës 2021-2023, INTEKAR ASL realizoi fitime në vlerën e 22,5 miliardë lekëve ose 22 milionë euro. Pagesat për ndërtimin e tunelit kanë vazhduar edhe këtë vit, teksa objekti u çel për trafikun në fillim të sezonit të verës 2024. /syritv

Etiketa: Arben AhmetajKryesore1skandal me tenderattuneli i llogaras

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Qëlluan në ajër me armë duke terrorizuar banorët, arrestohen dy të rinjtë…

Qëlluan në ajër me armë duke terrorizuar banorët, arrestohen dy të rinjtë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com