GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha edhe 7 pyetje Ramës: Vjedhja e 224 mijë metra katrorë tokë, grabitja më e madhe e pronës në 32 vite

13:39 - 12/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Shkodra: Edvin, ke marrë rrugën e djallit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “me heshtjen e tij, hajduti Edvin Gjipeja ka pranuar se ai dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit”.

“Ai pranoi në këtë mënyrë se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katrot tokë, ndërkohë që dokumentat faktojnë se nëna e tij e ndjerë ka qenë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë. Edi Gjipeja nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë që ai ka marrë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai, diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por ai me heshtjen e tij pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ajo tokë ndodhej diku lart në rripa malesh dhe shumë larg vijës së bregdetit, ndërkohë që është faktuar nga gazetarë investigativë se 13.300 m2 të kësaj toke të plaçkitur ndodhen ndër rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar”, deklaroi Berisha.

“Për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë m2 tokë, që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të serial vrasësit, Pëllumb Gjokës në Velipojë, sot kam edhe disa pyetje të tjera për Edvin Gjipenë.

1-Pse ATP e Artan Lames, mikut tënd dhe kadastra e Vlorës morën vendim për mosnjohjen e pronësisë së 224 mijë m2 tokë të Gjipesë si tokë të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar nga babai i saj apo gjyshi yt Petro Koleka? Iu mungonin ju dokumentet apo e bënë se kishin inate me ju?

2-A është e vërtetë se ATP nuk zbardhi vendimin e refuzimit të njohjes dhe kthimit të pronës nënës tuaj të ndjere, sipas teje trashëgimi e gjyshit tënd Petro?

3-A ke bërë presion ti mbi Artan Lamen që vendimi i refuzimit nga ATP të kërkesës së nënës tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj të mos zbardhej me qëllim që të fshiheshin arsyet e refuzimit?

4-Si ka mundësi, që siç thuhet, ATP nuk është paraqitur fare në gjykatë për të mbrojtur vendimin e vet të refuzimit të kërkesës së mamasë tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj? Munguan nga frika apo i keni porositur ju?

5-A është shkarkuar ndonjë drejtoreshë e hipotekës së Vlorës se ka refuzuar të regjistrojë tokën prej 224 mijë m2 të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar siç pretendoni ju nga i ati i saj, pra gjyshi juaj Petro Koleka dhe njerëzit e tij?

6-Nga viti 1999 gjer në vitin 2005, ju (Edi Rama) keni qenë ministër dhe kryetar bashkie. A paraqiti nëna juaj e ndjerë apo kushërinjtë e saj Kolekët e tjerë ndonjë dokument për marrjen e kësaj toke në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës, të emëruar nga Partia Socialiste? Ne rast se po, çfarë përgjigje kanë marrë? Në rast se nuk kanë paraqitur, pse nuk paraqiten dokumentet apo kërkesën pranë organeve të emëruara nga Partia Socialiste apo pritën momentin që djali të bëhej kryeministër?

7-Së fundi, specialistët çmojnë se për krijimin e bazës ligjore të rreme për marrjen e 224 mijë m2 tokë, ke firmosur 7 vendime qeverie dhe ke ndryshuar 2 ligje të lidhura me problemet e pronësisë. Nga kjo, vetiu linde pyetja, cila është e vërteta e këtyre 7 vendimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të dy ligjeve? Sa prej tyre lidhen pikërisht me pronësimin tuaj dhe klanit Koleka me 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregdetit shqiptar që është Gjipeja dhe kanioni i saj i njohur e me famë botërore”, shtoi Berisha.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Sali BerishaVuno

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
I shpëtoi burgut, nuk përmbahet me tenderat Qerim Ismailaj i Mallakastrës, blen160 milionë lekë naftë pa garë

I shpëtoi burgut, nuk përmbahet me tenderat Qerim Ismailaj i Mallakastrës, blen160 milionë lekë naftë pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com