GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I shpëtoi burgut, nuk përmbahet me tenderat Qerim Ismailaj i Mallakastrës, blen160 milionë lekë naftë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
I shpëtoi burgut, nuk përmbahet me tenderat Qerim Ismailaj i Mallakastrës, blen160 milionë lekë naftë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa po denoncojmë çdo ditë abuzimet me vlera të mëdha që bëjnë institucionet që kanë buxhet të madh, por nuk mbeten pas as bashkitë e vogla. Madje në vite është treguar se në këto bashki bëhen më pak investime reale, por nga ana tjetër kanë më shumë borxhe.

Në këtë listë futet edhe Bashkia Mallakastër, kryetari i saj Qerim Ismailaj. Nisur nga fati i shumë kolegëve që e kanë pësuar për abuzimet me tenderat, Ismailaj e ka deleguar për firmë kontratën tek nënkryetari Guri Nuhaj. Gjithsesi dihet që fjala e fundit thuhet nga Ismailaj.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Blerje karburant (Diezel) viti 2024” për NSHP.

Për të blerë  106 mijë litra naftë për veten dhe stafin e tij, Ismailaj shpenzon nga taksat e qytetarëve 160 milionë lekë.

 

Nga shqyrtimi i dokumenteve të prokurimit vërejmë se kemi të bëjmë me një tender abuziv, pasi kontratat është firmosur në kundërshti me ligjin.

Për këtë tender është dorëzuar ofertë vetëm nga firma “NERI” shpk, në pronësi të  Gëzim Malasit. Mungesa e pjesëmarrësve të tjerë në tender shpjegohet me klimën e krijuar për bizneset, që e dinë qysh më parë se kush e fiton tenderin. Në Mallakastër ka shumë kompani që bëjnë shitje karburanti me shumicë dhe pakicë, por nuk janë afruar tek tenderi i bashkisë. Propozimi i kompaniasë “Neri” ka qenë sa 100% e fondit limit. Ligji nuk e aprovon një kontratë të tillë, por Ismailaj i bindet vetëm interesit të tij. Kështu, në mungesë të konkurrencës, pa garë fare, është shpallur fitues “Neri”.

Prandaj kjo kontratë që i xhiron në llogari Gëzim Malasit 160 milionë lekë mban ‘Flamurin e Kuq”, shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme në shkurt 2023, e ka gjetur fajtor kryetarin e bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Ajo e dënoi atë me 4 muaj burg të pezulluar dhe konvertuar në kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh. Gjykata po ashtu kërkoi që Ismailaj të mbante kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Ismailaj u gjet fajtorë për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, pasi sipas gjykatës nuk ka deklaruar një dënim në Greqi.

Në një prononcim për mediat jashtë gjykatës Ismailaj dhe avokati i tij thanë se do ta kundërshtonin vendimin në apel. Ismailaj tha se do të vazhdonte detyrën si kryebashkiak. “Vendimi i dhënë sot nga gjykata pavarësisht se nuk sjell asnjë pasojë ligjore për ushtrimin e funksionit tim në shërbim të qytetarëve mallakastriotë”, tha ai. Ai shtoi se besonte në pafajësinë e plotë dhe se do të ankimonte vendimin.

Ismailaj u akuzua fillimisht nga opozita se kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimit ku nuk kishte deklaruar një dënim të tij në Greqi.

Ismailaj rezultoi i dënuar me tre vite burg në Greqi për një sherr të dhunshëm të ndodhur në vitin 2000. Ai nuk e ka vuajtur dënimin ndërsa u zgjodh kryebashkiak për Partinë Socialiste në zgjedhjet pa garë të vitit 2019. Këtë dënim ai rezultoi se nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Megjithatë në korrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, duke pranuar arsyetimin e Ismailajt se ai nuk kishte qenë në dijeni të dënimit.

Ndryshe nga ky qëndrim i KQZ, SPAK arsyetoi se mosdeklarimi i dënimit përbën vepër penale dhe e dërgoi Ismailajn në gjykatë për akuzat e falsifikimit në fund të vitit 2021.

Dhe pasi i shpëtoi burgut, Ismailaj po e shfrytëzon kohën duke shpërndarë tenderat në favor të miqve.

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkidenimGjykataIsmailajMallakasternafteopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Vrasja në Pogradec, Motra e Egli Progës: Policia më tha u rrëzua, veproi me vonesë

Vrasja në Pogradec, Motra e Egli Progës: Policia më tha u rrëzua, veproi me vonesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Aktualitet

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

09:37 - 24/08/26

Disa muaj pas krijimit të një komisioni bipartizan parlamentar për të shqyrtuar nevojën e një reforme të re territoriale socialistët...

Lexo më shumë
Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

09:22 - 24/08/26
Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

09:10 - 24/08/26
Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat

“Ishte të kapim çfarë të kapim”, Ilir Daja reagon pas humbjes: Luajtëm me formacion të dytë dhe bëmë një çorbë

08:50 - 24/08/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Dita e 86 e revoltës, protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Nuk ka besë me besëpremin!

08:30 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com