GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria, PD: Dyshime për biznes kriminal

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria, PD: Dyshime për biznes kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar se nga Porti i Durrësit ka dalë një ngarkesë me mbetje të rrezikshme me 100 kontenierë në dy anije. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari deklaroi se dy anijet që transportojnë ngarkesën kanë fikur aparaturat që kontrollojnë vendndodhjen në det të hapur.

Sipas tij, ngarkesa e dyshuar toksike ka alarmuar autoritetet e BE, të Singaporit dhe Malajzizë.

Muçollari i kërkon autoriteteve shqiptare ligjzbatuese të reagojnë dhe të bëjnë transparencë për rastin ndërsa i është drejtuar edhe ministrit të ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu i cili ka qenë Drejtor i Portit kur ngarkesa nga dalë nga Durrësi në datën 4 korrik 2024.

“Pse nuk ka nisur një hetim? Raportimet janë se anijet janë ngarkuar me 4 korrik. Drejtori i portit në atë ditë, në detyrë, ishte ai që u promovua, u bë Ministër i Mbrojtjes. A ka diçka Vengu për të thënë për këtë rast? Nëse janë materie e rrezikshme, nga buron, ku del, ku prodhohet, ku strehohet? Nëse ky është një biznes ilegal i grupeve kriminale, si ka mundësi që ka ndodhur në mes të ditës? Autoritetet nga Europa, Singapori, e deri në Malajzi, janë në alarm. Vetëm rilindasit nuk ndihen“, thekson Muçollari.

Deklarata

Bota e shqetësuar për anijen e ngarkuar në Durrës, qeveria hesht

Një aksion i madh ndërkombëtar po ndodh, në një gjueti të ethshme për të ndalur e kontrolluar rreth 100 konteniere në dy anije, me qindra tonë ngarkesë, që dyshohet se janë mbetje të rrezikshme.

Ndërsa hetime po bëhen, ajo që është e sigurtë deri tani, është se origjina e kësaj ngarkese, është Porti i Durrësit.

Kjo histori që është lajm në mediat ndërkombëtare ka përfshire disa vende, organizata të rendësishme të sinjalizimit, e kompani të mëdha si Maersk. E vetmja që nuk bën zë, e pashqetësuar nga kjo ngjarje, eshtë qeveria shqiptare.

Ajo që duhej të ishte ngritur në alarm e para, pas këtij zbulimi.

Dyshimet për rrezikshmërinë e lendës janë shtuar edhe prej faktit se anijet transportuese kanë fikur aparaturat që tregojnë vendndodhjen.

Derisa çështja të sqarohet, disa pyetje për qeverinë tonë ngelen.

Si mund të ngarkohen 100 konteniere të mëdhenj në portin kryesor të vendit, dhe askush të mos dalë e të thotë, për çfarë bëhet fjalë?

Nëse janë materie e rrezikshme, nga buron, ku del, ku prodhohet, ku strehohet?

Nëse ky është një biznes ilegal i grupeve kriminale, si ka mundësi që ka ndodhur në mes të ditës?

Raportimet janë se anijet janë ngarkuar me 4 korrik. Drejtori i portit në atë ditë, në detyrë, ishte ai që u promovua, u bë Ministër i Mbrojtjes. A ka diçka Vengu për të thënë për këtë rast?

Autoritetet nga Europa, Singapori, e deri në Malajzi, janë në alarm. Vetëm rilindasit nuk ndihen.

Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për këtë rast.

Kemi të bëjmë jo vetëm me sigurinë e jetës, të qytetarëve tanë, nisur nga rrezikshmëria që kanë ato mbetje, por dhe me sigurinë kombëtare, duke qënë se kjo ka ndodhur në portin tonë më të madh, që është dhe port i NATO-s.

Etiketa: mbetje të rrezikshmePD

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Para
Paris 2024/ SHBA dhe Kina ‘kokë më kokë’, renditja e medaljeve të arta

Nga Michael Phelps i Francës te qitësi turk që u bë viral, historitë frymëzuese të atletëve olimpikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com