GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Egli Proga u vra nga patronazhistët”, reagon PD: Në fillim fshehën autorin…

14:08 - 14/08/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Egli Proga u vra nga patronazhistët”, reagon PD: Në fillim fshehën autorin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Egli Proga u vra nga patronazhistët”, deklaroi anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, në reagimin zyrtar të opozitës. “Kaq vlen jeta e një qytetari të mirë që guxon t’u thotë ‘JO’, megjithëse i vetëm, dhe që po ‘i vetëm’ mbetet edhe pasi e ka paguar me jetë guximin e tij. Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë”, deklaroi Strazimiri nga selia e PD-së.

“Asnjë ‘keqkuptim’ nuk ka ndodhur në rastin skandaloz, kriminal të Pogradecit. Përkundrazi! Skandali i vetëm, kriminal, nuk është ‘keqkuptimi’, është mirëkuptimi i të gjitha strukturave shtetërore, nga policia, tek prokuroria e gjykata, në mbulimin apo minimizimin e krimit, të përmbyllur me sukses, dje, me një vendim gjykate të ‘drejtësisë së pavarur’, të spastruar e të pasuruar me patronazhistë”, tha Strazimiri.

“Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim: fillimisht fshehjen e autorëve, e pastaj minimizimin e aktit kriminal.

Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën… Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare.

Ky nuk është rasti i parë, kur një patronazhist, i biri i një prokuroreje, i nipi i një rilindasi lokal apo një bandë e tërë syresh me shkopa bejsbolli e armë në dorë, vrasin në mes të ditës, barbarisht e, në fund thjesht gjobiten për ‘pakujdesi’… Kaq vlen sot në ‘bursën’ e rilindjes jeta e një qytetari të thjeshtë, pa përkrahje ‘rilindasish’, prind fëmijësh të mitur që punon e jeton me djersën e tij”, vjon deklarata.

“Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar; *përmes blerjes së mediave, *imponimit të sistemit të kontrollit totalisht në administratë dhe drejtësi”, theksoi Strazimiri ndër të tjera në këtë reagim.

gijotina.com/

Etiketa: Gent StrazimiriPDvrasja e Egli Progës

Lajme të lidhura

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!
Aktualitet

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
Para
(VIDEO) Momenti kur Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj ekstradohen nga Dubai

(VIDEO) Momenti kur Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj ekstradohen nga Dubai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Policia bën...

Lexo më shumë
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

12:42 - 23/04/26
Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

12:24 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com