GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët që protestojnë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, ku u diskutua për protestat e të rinjve në Tiranë, Shehi theksoi se situata kërkon mjete politike dhe jo përplasje të dhunshme.

Sipas tij, protesta nuk duhet parë vetëm si një reagim i studentëve, pasi pakënaqësitë janë më të gjera dhe mund të shprehen edhe nga grupe të tjera të shoqërisë.

“As unë nuk jam për ta rrëzuar me dhunë. Por kriza është politike dhe do mjete politike për ta zgjidhur. Kështu ka ndodhur gjithmonë, edhe në ’91-ishin me mjete politike është zgjidhur. Sa herë mungojnë mjetet politike, rrëshqasim aty ku kemi rrëshqitur, në ’97-ën, gjithë këto histori të tjera.

Duhen mjete politike për ta zgjidhur, sepse kjo protestë nuk është thjesht e studentëve, sepse ka filluar e disa muaj më parë. Mund të vazhdojë dy muaj pas me blegtorë, e ku di unë. Pse? Është poshtë problemi. Kriza është permanente këtu. Edhe plas një herë me atë, një herë me atë“, tha Shehi.

Ai propozoi që zgjidhja të nisë me dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke argumentuar se një hap i tillë nuk do të sillte domosdoshmërisht destabilizim të vendit.

“Kush janë mjetet politike? Unë propozoj… propozoj, se nuk është gjë e re, një herë fillon me dorëheqjen e tij. E do ta shpjegojmë që nuk është ndonjë gjë e tmerrshme, që s’ka ndodhur ndonjëherë. Fillon dorëheqjen e tij. Çfarë kërkojnë të rinjtë? Dorëheqjen e tij. Iku kjo.

Çfarë ndodh? Asnjë gjë nuk ndodh. Fare. Po deshët, nxjerrim edhe socialistë të tjerë kryeministër. Ja ku është Klosi, e ca Klosa të tjerë, për bukuri, nuk ka asnjë problem“, u shpreh ai.

Shehi argumentoi se pas dorëheqjes së Ramës mund të krijohej një qeveri e përbashkët, ku të përfshiheshin përfaqësues të shumicës dhe opozitës, si dhe përfaqësues të të rinjve që kanë protestuar. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një qeveri teknike, por për një qeveri politike me një platformë të përcaktuar. Sipas tij, kjo qeveri do të duhej të kishte si objektiv kryesor integrimin evropian të Shqipërisë.

“Por qeveria bëhet e përbashkët, në ç’kuptim? Unë i kam gjetur edhe emrin, se ky i gjati thotë Evropa, Evropa, sikur vetëm ky na fut në Evropë. Po pse me lartësi futesh në Evropë? Bëje, do t’ia vësh emrin ‘Qeveria për Evropën’. Edhe hyjnë këta që kanë bërë protestën. E përkohshme, sigurisht. Ata të tjerët nga opozita si komponentë, s’ka asnjë gjë të keqe. Por qeveri politike, jo teknike. Se teknike këtu janë rrëzuar përherë, s’marrin gjë përsipër, i kemi parë se ku shkon. E kjo merr një platformë.

Cila është platforma që them unë? Për Evropën ia bëjmë të parën qejfin Edi Ramës dhe Partisë Socialiste dhe jam i sigurt, ditën që dilni me këtë qeveri të përbashkët dhe që e ka emrin Për Evropën, Evropa e parë do të thotë: Më duket se i kanë ardhur mendtë shqiptarëve, hajde t’i fusim”, tha ai.

Etiketa: Dash ShehipropozimQeveri për EvropënRama

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Para
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com