GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gafat e Strakoshës në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, trajneri i AEK e merr në mbrojtje

21:21 - 14/08/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gafat e Strakoshës në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, trajneri i AEK e merr në mbrojtje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thomas Strakosha ka qenë në epiqendër të kritikave pas një starti jo edhe aq të mirë të sezonit me fanellën e AEK, ku ka bërë disa gabime në ndeshjet e Ligës së Konferencës. Por edhe pse është kryqëzuar nga mediat, trajneri i njohur argjentinas i klubit grek, Matias Almeida, i ka dalë në mbrojtje portierit të Kombëtares shqiptare.

Në konferencën e sotme për shtyp para sfidës së kthimit me Noah të Armenisë, Almeida ka folur rreth situatës së portierit shqiptar, duke kërkuar që të mos përmenden vetëm gjërat negative të tij.

“Të blejmë portierë të rinj? Ne firmosëm me dy portierë shumë të mëdhenj. Kush mund ta parashikonte që njëri do të dëmtohej në nxehmjen para ndeshjes dhe tjetri vinte nga një Europian ku luajti mirë dhe në mënyrë të papritur kalon këtë fazë! Ne kemi portierë të mëdhenj dhe duhet t’u besojmë atyre.

Ne kemi kuptuar gabimet individuale dhe kolektive. Duhet t’ju kujtoj që në ndeshjen e parë, Strakosha kishte dhënë një asist dhe bëri ndërhyrje të mirë para se të bënte gabimin. Kur dikush bën një gabim, njerëzit fillojnë të flasin. Fillojnë të të kritikojnë dhe duket sikur je një katastrofë e vërtetë.

Gjatë këtyre dy viteve në skuadër, ajo që kemi arritur është bashkimi që kemi krijuar dhe respekti përtej gabimeve. Çdokush që ndërmerr rreziqe do të bëjë gjithashtu gabime. Duhet t’i mirëkuptojmë këto momente. Dikush që ka më shumë eksperiencë dhe ka jetuar edhe në vende të tjera si unë, duhet t’i kuptojë periudhat e ndryshme. Kjo vjen me punë, me besimin që tregon dhe mbi të gjitha me punën që bëri skuadrën të ishte konkurruese. Do të tregonte dobësi nga ana jonë po të besonim këto gjëra. Përgjigja më e lehtë është që e keqja përsërit gjithmonë veten. Sa më shumë që përsërit diçka të mirë, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me diçka që është bërë keq dhe pastaj ajo mbetet në mendje”, tha Almeida, duke kërkuar që të lihej pas tema e diskutimit rreth gabimeve të Strakoshës.

Portieri shqiptar pritet të jetë nesër përsëri në fushën e lojës në ndeshjen e kthimit që AEK luan kundër Noah, për të tentuar përmbysjen e humbjes 3-1 në transfertë.

Etiketa: aekstrakoshathomas strakosha

Lajme të lidhura

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë
Breaking Views

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës
Breaking Views

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Para
Salianji publikon abuzimet dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS: Përgjegjës, nga Taulant Balla te Ardi Veliu

Vrasja në Pogradec, Salianji: Rama nuk e mbulon dot manipulimin e vrasjes me propagandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com