Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta. Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura.
Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në operacionet për shuarjen e zjarreve në malet shqiptare.
“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore. Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku!’, shkruan ministri i Mbrojtjes Pirro Vwngu nw Facebook.
gijotina.com/
Discussion about this post