GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ekzekutimi e xhaxhait të bashkëshortit në Ferizaj, reagon Vjosa Osmani: Po na rrezikohet jeta nga…

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi e xhaxhait të bashkëshortit në Ferizaj, reagon Vjosa Osmani: Po na rrezikohet jeta nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Osmani, përmes një reagimi në Facebook, shkruan se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme.

“Reagim ndaj propagandës. Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera. I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”, ka shprehet presidentja e Kosovës, ndërsa shton se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me këtë rast.

Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Reagim ndaj propagandës

Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.

I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.

Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

Kjo lidhje e rrejshme  dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë.

Etiketa: Kryesore1Presidentja Vjosa Osmani

Lajme të lidhura

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë
Aktualitet

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

12:47 - 03/10/26
Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti
Aktualitet

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij
Aktualitet

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Para
(VIDEO) Fishekzjarrët e festës dogjën pyllin, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi

(VIDEO) Fishekzjarrët e festës dogjën pyllin, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë
Aktualitet

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

12:47 - 03/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për organizimin e një proteste kombëtare...

Lexo më shumë
Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

11:32 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com